'Doni ta ktheni Shqipërinë në 'arrest shtëpie', Manja opozitës: Me ato bluza mbroni monumentin e korrupsionit, duken si tabela akulloresh

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ftoi opozitën të votojë projekt-rezolutën antikorrupsion në seancën e sotme, teksa ironizoi deputetët që vijnë në Kuvend me bluzen 'Free Berisha' që sipas Manjës është monument i korrupsionit në vend.

'Tani unë pyes, ju jeni këta që jeni këtu që lufton korrupsioni paradite në parlament me lloqe apo që shkoni pasdite tek rrugica pasdite. E dua një përgjigje. Ore kush jeni në fakt? Se ju shoh ca me kolla antikorrupsion, ca me bluza vesh që mbroni monumentin e korrupsionit. Sot nuk ju njoh se kush jeni. Edhe ti biesh tavolinave kur flasim dhe ju themi hajde ta bëjmë bashkë luftën ndaj korrupsioni edhe të vishni ato bluza si tabela akulloresh.

Na e keni ngatërruar shumë këto punë. Jeni me Shqipërinë në BE apo jeni me Shqipërinë arrest shtëpie? Dy rrugë ka. Kush ju dëgjon thonë keni luajtur mendsh? Budallenj janë shqiptarët? Mos i merrni kaq lehtë se erdhi 2025. Prapë do dilni këtu edhe do thoni Ulsiu i dosjes 184. Hajdeni të thellojmë reformat për të luftuar korrupsionin.

Na e propozoni Shqipërinë me arrest shtëpie edhe doni të na ktheni me arrest shtëpie. Kolegë të dashur na e ndani këtë punë. Keni çorodit të madh e të vogël. Përditë na pyesin a i njihni ata në sallë? Te ambasadat flasin ndryshe, këtu flasin ndryshe. Reflektoni deri në orën e votimit. Ne Shqipërinë nuk kemi ndërmend ta lëmë në duar te tij që lufton korrupsionin duke qenë monument korrupsionin.', tha Manja.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë