Ambasada Amerikane në Tiranë ka nxjerrë një njoftim për të gjithë të interesuarit të cilët duan të marrin një vizë për në SHBA. Fjala është për viza turistike me të cilat nuk mund të punoni. 

Në postimin e fundit në Facebook, Ambasada e SHBA-ve këshillon të interesuarit që të konsultohen me Anën, një konsulle nga Kalifornia e emëruar prej pak kohësh në Shqipëri. "Ana do u japë përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. 

postimi i ambasdes

Postimi i ambasadës amerikane:
"Po mendoni të aplikoni për vizë gjatë 2018-s? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Do të jem këtu çdo të enjte gjatë gjithë vitit dhe do të jem më se e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat! #AskAnna #PyetAnën".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com