Donika Mustafaj, një rrëfim 
origjinal për firmat piramidale

Donika Mustafaj, një rrëfim <br />origjinal për firmat piramidale
TIRANE- “Marramendje”. Ky është i dhjeti dokumentar i Donika Mustafajit dhe një ndër ata që “prekin në tel” tema shumë delikate të shoqërisë, padrejtësisht të anashkaluara nga sociologët, psikologët, gazetarët, politikanët.

Është ky dokumentar që të bën të reflektosh se brenda lëvozhgës së një tipologjie të sjelljes së shoqërisë shqiptare, në një situatë të caktuar, mund të vijnë ndryshime të mëdha, të cilat sjellin edhe drama e fatkeqësi, por mund të ndryshojnë edhe fatin dhe historinë e një vendi, siç ka ndodhur në Shqipëri me ngritjen e firmave piramidale. Edhe pse këto tipologji të sjelljes rrezikojnë të trashëgohen nga brezi në brez, pakkush merret me shmangjen e pasojave.

Donika Mustafaj ka vendosur të merret me to... Nuk ka kaluar asnjë vit nga realizimi i një tjetër dokumentari të kësaj natyre që titullohet “Autografi”, ku Donika Mustafaj tregon rëndësinë që kishte fituar autovetura në përditshmërinë e shqiptarit, duke nxjerrë në pah se marrëdhënia e tij me autoveturën  ishte njëherësh edhe shumë e ngushtë, por edhe joharmonike që shpesh pason me aksidente tragjike.

Këtë herë Mustafaj është nisur në kërkim të gjurmëve që la në shoqërinë shqiptare sistemi i firmave piramidale. Pse mbeti e rrënjosur kjo psikologji e menaxhimit të parasë. Kush e kishte fajin. Shumë pyetje reflektuese përplasen në imagjinatën e shikuesve të këtij dokumentari, por Donika Mustafaj me vizionin e një artistejeje i lë pezull përgjigjet e këtyre pyetjeve për të mbërritur tek efekte më të forta të dokumentarit, mbesëlënia dhe reflektimi.

Dokumentari “Marramendje” u shfaq mbrëmë në Tiranë në kinema “Millenium”. Regjisorja kishte bërë gjetjen e duhur, duke mos përsëritur asnjë nga klishetë e reportazheve të realizuara me këtë temë. Ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër për t’ia mbërritur synimit; personazhet dhe episodet interesante që rrëfejnë ngjyrat e një mentaliteti të keqformuar për dekada të tëra tek shqiptarët në marrëdhënie me paranë dhe pasurinë.

Mentaliteti, sipas autores së dokumentarit, nuk është formuar vetëm në këta 20 vjet. Dhe ja tek kemi personazhe realë, që janë pjesë e pandashme e shoqërisë shqiptare, e që gur-gur kanë ndihmuar në ngritjen e përbindëshit të firmave piramidale. Në skenë shfaqen edhe politikanë të papërgjegjshëm që s’u japin asnjë shenjë shqiptarëve për rrezikun që kanosej. Një deklaratë e ish-kryemistrit të asaj kohe, Sali Berisha, që zë fare pak vend në këtë dokumentar: “paratë e shqiptarëve janë paratë më të pastra”, duket se ka qenë guri që u rrokullis për t’u bërë një ortek gjigant, nëse i referohemi trazirave të ‘97-s që ndodhën në Shqipëri.

Por regjisorja nuk ështw marrë me trazirat. Në konceptin e saj artistik, rolin e luajnë rrëfenjat e sinqerta të personazhve. Ja ku na shfaqet së pari një avokat (!!!) që fut paratë tek firmat piramdiale, pastaj një psikologe ëndërrimtare, më tej rrëfimi i një stomatologu, e më tej vjen rrëfenja interesante e punëtorëve të ndershëm apo emigrantëve që lekët e fituara me mundim e punë të sforcuar i lënë në firmat piramidale. Ata verbohen nga iluzioni i shumëfishimit të tyre.

Rrëfenjat e përzgjedhura nga regjisorja përthyhen natyrshëm në kontekstin e disa femomeneve shqiptare, siç janë: mungesa e respektit për lekun, ëndrra për të fituar lehtësisht dhe rënia e dëshirës për të punuar. Të trija këto fenomene kthehen në ngërçin që mban ende pezull fatin e Shqipërisë...
 
Realizimi artistik i dokumentarit
Në filmin “Marramendje” Donika Mustafaj iu drejtohet firmave piramidale, që lulëzuan dhe u gremisën në mënyrë dramatike në Shqipërinë e mesit të viteve ’90. Ndryshe nga ç’është thënë e shkruar në mijëra faqe për këtë fenomen, Donika Mustafaj nuk merr përsipër të analizoj dobësitë e sistemit politik e financiar, që lejuan ekzistencën e këtyre piramidave dhe as profilin e atyre që njihen tashmë si “bosët e piramidave”. 

Ajo vazhdon hulumuntimet e saj artistike për të kuptuar dhe shpjeguar marrëdhëniet e ndërlikuara dhe plot ngërçe të shqiptarëve të sotëm me lirinë. Për ta zhvilluar qasjen e saj artistike ndaj temës, autorja zgjedh qëllimisht ato elemente që kanë munguar tërësisht në jetën e shqiptarëve para vitit 1990 dhe që sot janë tregues thelbësorë të mirëqenies.

Te filmi “Marramendje”, regjisorja zbërthen temën sesa janë shqiptarët të përgatitur kulturalisht për ta ndërtuar dhe administruar mirëqenien që sjell liria. Donika Mustafaj i drejtohet mirëfilli parasë si një simbol dhe si një realitet. “Ardhja e lirisë i dha fund njëherë e mirë barazitizmit poshtërues, në të cilin kishin jetuar shqiptarët për afro gjysmë shekulli”, thotë ajo, duke argumentuar se “njerëzit nuk e kishin njohur magjinë e parasë për arsyen se vet puna nuk ishte e shpërblyer.

Shqiptarët kishin nëpër duar aq para sa për të plotësuar ditë pas dite nevojat e tyre minimale jetike. Siç u pa më pas ky barazitizëm në varfëri kishte shkaktuar frustracione të thella në mbarë shoqërinë. Paraja u bë shumë shpejt mishërim i përmbajtjes së vet lirisë”.

Origjinaliteti i kësaj vepre qëndron në qasjen e shqiptarit si individ, duke shtruar pyetjen çfarë ndodhi në psikikën e tij, si e mundi ëndrra “e pamundur” për pasurim logjikën njerëzore në atë masë sa ky njeri të dorëzonte me vullnetin e tij të lirë të gjitha kursimet e veta. Donika Mustafaj shmang me kujdes të madh rolin e gjykueses për atë që ka ndodhur. “Ishte një brez i paduruar për të fituar kohën e humbur dhe që gaboi në zgjedhjen e rrugës për ta fituar këtë kohë të humbur në ndërtimin e mirëqenies për vete dhe për familjen e vet”, thotë ajo.
Autorja mban mirë parasysh se filmin po e bën afro 20 vjet pas dramës.

Ajo zbulon tek personazhet e veta mësimet që ata kanë nxjerrë nga ato gabime dhe fuqinë e re morale dhe kulturore që kanë fituar. Disa janë të aftë të hedhin një vështrim plot humor mbi këtë periudhë të jetës së tyre. Personazhet e Donika Mustafajt nuk janë të zhgënjyer me lirinë. Përkundrazi. Ata sot janë ndërtues të shëndetshëm të lirisë. 
firmat piramidale

















Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf