Është një Gigio Donnarumma pothuajse i padukshëm në intervistën e dhënë për Sky Sport. Portieri i kombëtares italiane, i cili u rikthye në klub me Manchester Cityn pas dështimit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi, emocionohet kur mendon për ditët e vështira pas ndeshjes Bosnje Hercegovinë - Itali.

Portieri italian shprehet përgjegjës për atë që ndodhi në Zenica ndërsa hodhi poshtë akuzat që janë ngritur mbi një bonus të kërkuar nga lojtarët.

“Kanë qenë ditë të vështira, siç ishin për të gjithë italianët që, si unë dhe i gjithë ekipi, donim me dëshpërim të ktheheshim në Kupën e Botës. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm dhe duhet ta pranojmë këtë dhe të ecim përpara”, tha portieri italian.

Donnarumma, i cili nuk mbajti dot lotët, theksoi se tani duhet parë nga e ardhmja.

“Ditët e para ishte e vështirë ta pranonim, por duhet të fillojmë nga e para, të ecim përpara dhe të reagojmë”, tha numri një i Cityt.

Sa i përket lajmit që u publikua nga 'La Repubblica', sipas të cilit disa lojtarë të Italisë kërkuan një premio për kualifikimin, portieri tha se nuk është e vërtetë.

“Komentet më lënduan, fjalët që u thanë. Si kapiten, nuk i kërkova kurrë ekipit kombëtar asnjë euro. Ajo që bën ekipi kombëtar është një dhuratë për lojtarët që kualifikohen për një turne, por kaq është; askush nuk i kërkoi asgjë Federatës. Dhurata jonë ishte të shkonim në Kupën e Botës, por për fat të keq nuk ndodhi. Askush nuk kërkoi bonuse”, tha Gigio mes lotësh.