Pas postimit mjaft të komentuar ditën e djeshme, me anë të një postimi në Facebook, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka sqaruar deklaratën e saj.

Në postimin e saj, Kumbaro shkruan se statusi i saj ishte një citim origjinal i regjisorit John Waters, ndërkohë që ditën e djeshme ministrja e Kulturës nuk kishte vendosur asnjë shenjë pikësimi apo emrin e autorit në mënyrë që të linte të kuptohej që teksti ishte i marrë nga diku. 

Më tej, ajo i fton të gjithë që të mirëkuptojnë qëllimin nxitës që ajo kishte për të mos e braktisur librin e leximin dhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar të tekstit.

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Ëaters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në "kurrizin" tim. I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.

Mirela Kumbaro

Ditën e djeshme, Kumbaro u bëri thirrje të rinjve që të lexojnë, por në një mënyrë vulgare, gjuhë që nuk pritet nga një ministre, aq më tepër e kulturës.

Postimi i djeshëm i përkthyer i Kumbaros për librat që shkaktoi mjaft polemika