Milan është katër pikë larg titullit kampion. Kjo sepse ‘djalli’ në javën e 36 të Seria A fitoi 1-3 me përmbysje kundër Verona-s në një ndeshje që nisi në malore dhe mund të kishte përfunduar në mënyrën më të keqe sa i takon titullit. Ishte Simone i pari që zhbllokoi shifrat me kokë, por para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes Leao depërtoi në zonë dhe asistoi për Tonalin, i cili nuk mund të gabonte.
Në pjesën e dytë ishte po kjo dyshe me Leoa-n e papërmbajtshëm që shërbeu për mesfushorin që përmbysi shifrat dhe ktheu qetësinë në kampin e ‘djallit’. Për Tonalin ‘dopieta’ erdhi në ditën e ditëlindjes së 22, ndërsa më pas shifrat përfundimtare i vulosi Florenzi.
Në përfundim të ndeshjes drejtori Paolo Maldini e pranoi se ‘skuadra ka presion të madh’, por tha se ‘do ta përballojmë’. Ndërkohë trajneri Pioli u kujdes të mbante skuadrën me këmbë në tokë, pasi ndeshjet e mbetura me Atalanta-n dhe Sassuolo-n i konsideroi finale. Nëse Milan dëshiron ta ketë titullin në duart e saj mjafton që në këto dy ndeshje të marrë katër pikë pavarësisht Interit që luan kundër Cagliar-it dhe Sampdoria-s.
Ndërkohë në ‘La Liga’ Real Madrid është mposhtur në derbi nga Atletico me rezultatin 1-0. Për ‘el colchoneros’ mjaftoi goli i Carrasco-s me penallti, ndërsa ‘galaktikët’ duket se kanë ulur rimin pasi siguruan matematikisht titullin kampion.