Dopingu në peshëngritje,Klodiana
Shala:Përgjegjësinë e ka Federata

Dopingu në peshëngritje,Klodiana<br />Shala:Përgjegjësinë e ka Federata<br>
Atletja e mirënjohur Klodiana Shala ishte e ftuar sot në studion e “Rreze Dielli”, në Report Tv, ku dha disa këshilla për të qenë sa më në formë. Ecja e shpejtë sipas saj, është ndër mënyrat më të mira jo vetëm për t’u dobësuar, por edhe për të mbajtur trupin në formë. “Gjithmonë kam thënë ecje e shpejtë dhe jo e ngadaltë deri në pulsin 120. Dhe jo direkt pasi zgjohemi, sepse edhe zemra edhe trupi duhet të ambientohet. 2 orë pasi të zgjohemi është e këshillueshme të dalim”-tha Shala.

E pyetur mbi çështjen e dopingut në peshëngritjen shqiptare, atletja u shpreh se përgjegjësinë në të tilla raste e mban federata e cila kujdeset për regjimin e sportistëve. “Ne kemi shumë sportistë të mirë. Sa për peshëngritjen mendoj se është faji i Federatës sepse Federata do të krenohet vetë. Nuk i intereson nëse marrin doping apo jo, mjafton të marrim medalje. Sportistët bëjnë atë që u thonë. Unë kam qenë menefregiste edhe për presidentët edhe për sekretarët e Federatës sepse ata vinin në aeroport vetëm kur merrja medalje, ndërsa kur nuk dilja mirë isha e persekutuar nga federata. Sportistët janë robotë sepse zgjohen nga gjumi kur u thonë, ushqehen me atë që vendoset”, deklaroi Shala.

VIDEO/Biseda në Emisionit Rreze Dielli në Report Tv me atleten Klodiana Shala

Gjatë bisedës në studio, Shala dha disa këshilla të vlefshme edhe për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në palestër. Secili prej nesh nëse ka vullnetin e duhur mund të kryejë aktivitet fizik në forma të ndryshme. “Në pamundësi për të shkuar në palestër mund të bëjmë ushtrime të lehta në shtëpi apo në zyrë. Është e mirë të shmangim ashensorin, të shmangim makinën. Ecja dhe të ushqyerit janë shumë të rëndësishme”, këshilloi Klodiana.

Atletja u shpreh se ishte shumë e kënaqur që tashmë njerëzit janë duke u kujdesur më tepër për fizikun e tyre dhe i kushtojnë më tepër vëmendje ushqimit dhe aktivitetit fizik.

“Ka filluar që njerëzit ti japin më shumë rëndësi fizikut, jo vetëm ata që janë mbipeshë, por edhe ata që kanë peshë normale. Nëse nuk ke 1 profesor është më mirë të ecim shpejt se sa të vrapojmë. Është e rëndësishme të dimë se ka disa gjëra që duhet ti kemi parasysh, duke nisur nga atletet që duhet të përdorim, apo nga fakti që nuk duhet të ecim në asfalt. Duhet të dimë si të vrapojmë sepse mund edhe të dëmtohemi më shumë. Kjo vlen për të gjitha moshat. Në varësi të trupit dhe fizikut varen edhe ushtrimet që rekomandojmë”, theksoi ajo.

Klodiana Shala edhe për shkak të profesionit që ka pasur ndër vite ka krijuar një rutinë shumë strikte dhe këtë përpiqet që t’ia ngulisë edhe klientëve të saj. Ajo foli edhe për jetën e saj personale duke theksuar se është shumë e lumtur dhe se i pëlqen shumë të bëjë bamirësi, por nuk do ta bëjë publike këtë gjë.

“Më pëlqen shumë bamirësia. Po të kisha shumë lekë do bëja shumë bamirësi, por nuk e tregoj. Lum ai që bën mirë. Unë jam shumë e lumtur, sepse rrethohem nga njerëz që jam me fat që i kam afër. Dhe e gjej kohën për gjithçka. Shpresoj të jem kështu si jam. Kam një hobi të paparë me gatimin dhe më kërkojnë shoqëria që të gatuaj fundjavave”, përfundoi ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza, ushtria izraelite urdhëron banorët e Rafahut lindor që të evakuohen

Lufta në Gaza, ushtria izraelite urdhëron banorët e Rafahut lindor që të evakuohen