Dorëheqja e Ermira Koçit
mandati i kalon Panaritit
Kalvari i dorëheqjes së mandateve të deputetëve në qarkun e Durrësit duket se do të vijoj sërish.
TIRANE- Kalvari i dorëheqjes së mandateve të deputetëve në qarkun e Durrësit duket se do të vijoj sërish. Në redin e ditës në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është parashikuar që të bëhet zëvendësimi i mandatit të deputetes së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ermira Koçi duke ia kaluar mandatit kandidatit tjetër, Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti. “Sipas Deklaratës Model 03, rezulton se gjinia femërore,si gjinia më pak e përfaqësuar ne listën shumemërore Qarku Durrës pas dorëheqjes së zj. Ermira Koçi ka shteruar.
Në mbështetje të nenit 164 pika 2,( fjalia e fundit ) duke qenë se lista e gjinisë femërore ka shteruar,
KQZ nuk mund të zbatojë sanksionin plotësues. Për sa më sipër, mandati i ndërprerë duhet ti kalojë kandidatit vijues të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, të zonës zgjedhore qarku Durrës. Sipas listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për Qarkun Durrës kandidati vijues është kandidati i cili renditet me numër rendor 2 ( dy) z. Edmond Panariti.
Nga verifikimi i dokumentacionit të mësipërm rezulton se personit tё cilit do t’i kalojë mandati si deputet për në Kuvendin e Shqipёrisё nga lista shumemërore pёr tё plotёsuar vendin vakant tё krijuar nga dorёheqja e znj.Ermira Koçi dhe shterimit të kandidateve të gjinisë femërore është z. Edmond Panariti”,- thuhet në projektvendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dorëzimi i mandatitSipas marrëveshjes së bërë ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është përcaktuar se të gjithë ministrat duhet të japin dorëheqjen nga posti i deputetit duke ia kalur atë një kandidatit tjetër. Edmon Panariti që është edhe Ministri i Bujqësisë ishte i vetmi ministër që kishte marrë postin pa pasur mandatin e deputetit, por duke qenë se pas dorëheqjes së Ermira Koçit, mandati i kaloi Ministrit të Bujqësisë.
Kësisoj, Panaritit në senacën pleanre të ditës së enjte do të bëj edhe betimin si deputeti i Kuvendit pasi kështu e përcakton rregullora e parlamentit dhe më pas do të jap dorëheqjen në bazë të marrëveshjes ndërmjet mazhorancës. Kësisoj mandatin e deputetit të LSI për qarkun e Durrësit do ta marri kandiati i tretë në listën shumemërore, Bujar Derveni.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32