Tre Këshilltarë Ligjorë të Gjykatës së Lartë, pak ditë më parë i kanë dorëzuar aktin e Dorëheqjes Presidentit të Republikës, duke u mbështetur në nenin 56 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
 
Emrat e Këshilltarëve Ligjorë në Gjykatën e Lartë janë Eritan Shehu, Adnan Berdica, Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. Këshilltarët i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, bazuar në lehtësimet që neni 56, pjesë e paketës së vettingut, u jep gjyqtarëve, prokurorëve apo këshilltarëve të dorëhequr të cilët nuk i nënshtrohen kontrollit.
 
 
Largimi i këshilltarëve ligjorë e ka futur në ngërç Gjykatën e Lartë, pasi gjyqtarëve u është bllokuar puna për të përfunduar së gjykuari çështjet, raporton “sotneës”, duke sqaruar se gjyqtarët, në punën e tyre, e kanë të nevojshme bashkëpunimin me këshilltarët ligjorë.
 
Për zgjidhjen e situatës, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nga i cili  ka kërkuar që në Gjykatën e Lartë të vijnë dy magjistratë për një periudhë të përkohshme derisa të zgjidhen këshilltarët e rinj. Kërkesën, ai e ka bërë të ditur gjatë një mbledhjeje në KLD.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com