Dorëhiqen kreu e 2 anëtarë të Kom.
të Prokurimeve, largohen 2 të tjerë
Një nga institucionet kyçe në trajtimin e ankesave për tenderat publikë është “shkrirë” brenda ditës. Burime nga administrata thanë se kryetari i këtij Komisioni Denar Biba dhe dy anëtarë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa dy anëtarë të tjerë janë shkarkuar me vendim të Qeverisë.
TIRANE- Një nga institucionet kyçe në trajtimin e ankesave për tenderat publikë është “shkrirë” brenda ditës. Burime nga administrata thanë se kryetari i këtij Komisioni Denar Biba dhe dy anëtarë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa dy anëtarë të tjerë janë shkarkuar me vendim të Qeverisë.
Nuk janë ende të qarta arsyet e tre dorëheqjeve dhe dy shkarkimeve, por bën përshtypje fakti që lëvizjet ekstreme janë bërë njëherazi.
Komisioni i Prokurimit Publik përbëhet nga 5 anëtarë, kryetari, zëvendëskryetari dhe tre anëtarë.
Ish-nënkryetari i
KQZ, Denar Biba ishte emëruar në krye të këtij Komisioni në tetor 2013.
Ja vendimi i Qeverisë V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NGA/ NË DETYRË TË DISA ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 19/2, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të neneve 116 e 117, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lirimin nga detyra të anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, si më poshtë vijon:
- Znj.Vilma Kruja Kadesha anëtar;
- Z. Denis Martopulla anëtar.
2. Emërimin në detyrë të anëtarëve të Komisionit të Prokurimit Publik, si më poshtë vijon:
- Znj. Juliana Hoxha anëtar;
- Z. Spiro Kuro anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 8783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32