Dorëzohet peticioni, PDK shtyn debatin për privatizimin

Dorëzohet peticioni, PDK shtyn debatin për privatizimin
Me 44 vota për dhe 42 kundër, PDK-ja arriti ta shamangë debatin për privatizimin.

Grupi Parlamentar i PDK-së ka kërkuar që debati parlamentar për Privatizimin të shtyhet për seancat e së enjtes. Mungonin një pjesë e madhe e ministrave, të cilët u tha se janë në udhëtime zyrtare.

Por, sipas Vetëvendosjes, shkaku që u shty debati ishte edhe data 20 shtator kur pritet të finalizohet kontrata me LIMAK CALIK, dhe mu atë ditë BSPK ka njofuar protestën masive

Shefi i Grupit Parlamentar Adem Grabovci ka kërkuar që çështja e privatizimit të diskutohet në mbledhjet e ardhshme me arsyetimin se nuk janë të pranishëm përfaqësues të qeverisë në seancë. 

Por kërkesa e PDK-së nuk është përkrahur edhe nga subjektet e tjera në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës përmes shefit të Grupit Parlamentar është shprehur kundër shtyrjes së kësaj pike. Kundërshtimin për shtyrjen e kësaj pike e ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje. 

Po habitem me kërkesën e PDK-së ka thënë kryetari i grupit parlamentar Visar Ymeri.

 "E dimë se me 20 shtator pritet të finalizohet kontrata me LIMAK CALIK, dhe mu atë ditë BSPK ka njofuar protestën masive, e ky është shkaku: tha Ymeri.

Edhe AAK ka konsideruar se nuk ka arsye procedurale për tu shtyre debati parlamentar.
Kuvendi i Kosovës do të diskutojë mbi procesin e privatizimit në Kosovë me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri. 
Në këtë iniciativë Ymeri është përkrahur edhe nga 6 deputetë të jerë të legjislativit. 

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, përveç çështjes së privatizimit pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitin 2011, raporti i Bankës Qendrore si dhe raporti vjetor I performancës së Zyrës së Auditorit Gjeneral. 

Pikërisht në ditën kur Kuvendi diskuton për procesin e privatizimit, ligjvënësve u është dorëzuar peticioni me mbi 60 mijë nënshkrime të mbledhura nga BSPK-ja dhe 26 organizata joqeveritare kundër privatizimit. Bashkë me peticionin, deputetëve u është dorëzuar edhe lista e kërkesave të sindikalistëve e që në thelb kanë kundërshtimin e privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. 

Përveç Kuvendit, kërkesat e sindikalistëve zyrtarisht do të adresohen edhe te presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe Zyra amerikane, kanë paralajmëruar zyrtarë të BSPK-së.

/rg/shqiptarja.com/


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi