Ajo është e rezevuar, me sy blu të thellë ajo nuk e shpreh për të gjithë gëzimin por as mërzinë. Vishet me sqimë! Gjithmonë elegante. Kur e sheh tek kalon me çanta plot me veshje ngarkuar, në korridoret e Report TV, duket sikur vjen nga shooping dhe nuk kuptohet është në punë apo e bën këtë për hobby.
Kohët e fundit duart i ka të zëna me zarfe të mëdha testesh laboratorike e ekzaminime radiologjike. Vështrimi i është bërë më i thellë. Jeta i ndryshoi kur dëgjoi diagnozën, por ajo nuk e shpenzon kohën me pyetjen: Pse mua? Kanceri i gjirit nuk zgjedh.
Duket e fortë dhe është e fortë, vetëm natën e mbulojnë pyetjet, ka frikë për veten, për vajzën. Nuk guxon të mendojë si do të duket pas kimios, po pas operacionit. Por nata kalon, gjithmonë pas saj del dielli. Kur zbardh dita ajo është prapë ajo gruaja që përballon gjithçka.
Ajo nuk dorëzohet, ajo ka një betejë për të fituar… Ajo është njëra nga ne… Ajo është një Yll, ajo është Stela….
Çdo 19 sekonda, në botë, një grua diagnostikohet me kancer gjiri. Por pas çdo numri është një histori njerëzore, një familje dhe shoqëri që qëndron pranë tyre. Muaji Tetor për shumë njerëz nuk është thjesht një fjongo rozë, por një udhëtim i mbijetesës, forcës dhe shpresës.
"Pavarësisht se çfarë, jeta vazhdon. Unë refuzoj të lejoj që kanceri të më kontrollojë”, thotë Amy Robach gazetarja amerikane 51 vjeçare e cila e ka fituar betejën me kancerin e gjirit.
Ndërsa hyjmë në muajin e ndërgjegjësimit, është koha për të reflektuar mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, mbështetjes dhe shpresës për miliona gra në mbarë globin.
“Ndërgjegjësimi është hapi i parë në betejë, por veprimi është ai që sjell ndryshim”, thotë Dr. Susan Love, një pioniere në fushën e kërkimit të kancerit të gjirit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.3%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kirurgia e gjirit, Edlira Rehovica nga Spitali Hygeia: “Nëse diagnostikoheni në kohë, kanceri i gjirit mund të kurohet”
29 Mars, 20:56
-
Doreada Mio: Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm
24 Mars, 18:15
-
‘Klinika 24’/ Kirurgu Hakan Satiroglu: Metoda të reja trajtimi për problemet e infertilitetit! Misioni im, të ndihmoj njerëzit
22 Mars, 20:33
-
Klinika 24/ Projekti ‘Shkolla për shëndetin’, i mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ja si po ndërgjegjësohen fëmijët nëpër shkolla
16 Mars, 12:56
-
Sonte në 'Klinika 24'/ Sa i rëndësishëm është edukimi i nxënësve për të ndërtuar zakone të shëndetshme! Pse alergjitë janë trefishuar me ardhjen e pranverës
15 Mars, 13:13
-
‘Klinika 24’ në Report Tv/ Muaji Mars, koha për t'u ndërgjegjësuar për kancerin e zorrës së trashë, mjekët: Mos e neglizhoni, shenjat dhe faktorët e sëmundjes
8 Mars, 21:14
-
‘Klinika 24’/ Mjekja Oftalmologe e Hygeia, Haveri: Falë teknologjisë, sot mund të eliminohen përfundimisht syzet me një ndërhyje, pa pasur asnjë shqetësim!
22 Shkurt, 22:01
-
Doktor Ardi Prushi, mjek Obsteter Gjinekolog nga Spitali Hygeia: Vizitat gjinekologjike të kontrollit rutinë tek vajzat dhe gratë mund të parandalojnë shumë komplikacione
15 Shkurt, 21:40
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
'Klinika 24' në REPORT TV/ Mjekja neurologe: Lojërat logjike përmirësojnë dhe rrisin ndjeshëm kujtesën!
21 Dhjetor 2024, 22:13
-
Studimet: Disa paciente me kancer gjiri mund të shmangin operacione të caktuara
13 Dhjetor 2024, 07:40