Dorëheqja e Bashës, Baçi: Veprim hipokrit dhe i vonuar! Berisha, e vetmja zgjidhje që mund të bashkojë demokratët! Asnjë deputet nuk doli pro deklaratës së lexuar nga Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, mbështetës i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës është e vonuar dhe hipokrite. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Baçi tha se Lulzim Basha është një gënjeshtra profesionist dhe që nuk mund të japë dorëheqjen nga diçka që nuk e ka në dorë, duke shtuar se ai është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhejtorit, i mbajtur nga 'Foltorja'.

‘Ishte një veprim hipokrit dhe i vonuar. Basha nuk mund të japë dorëheqjen nga diçka që nuk e ka në dorë. Kjo është statutore. Është shkarkuar që në Kuvendin e 11 dhjetorit. Qenien kryetar e bën vota e anëtarësisë. Basha insistonte se ka vulën dhe siglën, por kur u zgjodh kryetar u votua nga anëtarësia. Po ata anëtar në bazë të statutit e shkarkuan. Në çdo dalje të tyre, abuzonte më këtë drejtim se demokratët janë të gjithë pro-amerikanë. Ne e dimë mirë se SHBA është siguria dhe garancia jonë në të gjitha drejtimet. Po të vësh re dhe në dorëheqjen që dha përdor SHBA-të. Dhe deklarata e nënkryetarëve të PD-së ishte e turpshme, e gënjeshtër që nuk ka qenë nga grupi parlamentar. Flitet në emër të grupit parlamentar. Basha u shkarkua nga anëtarësia nuk e legjitimon gjykata. Basha është gënjeshtar profesionist, unë nuk e besoj, ishte dhe gjasme i prekur!’- u shpreh Baçi.

Ndërkohë deklaratën e nënkryetarit të PD-së, tashmë kryetar i komanduar Enkelejd Alibeajt, në emër të grupit parlamentar në ditë më parë, e quajti të turpshme dhe se nuk ishte mendimi i gjithë grupit, pro i mbështetësve të Bashës.

‘Ne jemi të gjithë për bashkimin e PD-së. Unë PD nuk quaj deputetë as kryesinë, PD është baza. 90% të anëtarëve të PD-së janë bashkë. Konflikti nuk është midis ty palëve por midis një njeriu të vetëm. Ata deputet duhet të dalin të gjithë bashkë dhe të lexojnë deklaratën. Doli në person i vetëm gjasme në emër të grupit parlamentar dhe asnjë nuk është deklaruar pro asaj deklarate. Kjo është në kërkesë e Lulzim Bashës dhe 3-4 individë që e mbështesin.’- tha Baçi.

Zgjidhjen për bashkimin e demokratëve, Luan Baçi e gjen tek Sali Berisha. Baçi tha se beson se ish-kreu i PD-së, i vetmi që ka artikuluar rikandidimin për postin e kryetarit, do të bashkojë demokratët dhe PD më pas do të bëhet shpresë për shqiptarët. Baçi shtoi se për të garuar për kreun e PD-së të marrë pjesë edhe Berisha edhe Basha, edhe kushdo tjetër që merr votat e bazës.

'Ne s’po i këkrojmë Bashës të bëjë hapa pas, ti je jo legjitim i kemi thënë lëviz nga vendi dhe hajde garo. Unë kurrë nuk mund të them një mendim që mos të garojë. Sali Berisha, duam apo nuk duam është fakt. Berisha është i vetmi njeri sot që bashkon PD-. Sali Berisha është e vetmja zgjidhje që PD të bashkohet dhe të bëhet shpresë për shqiptarët. Kur dilnim me Lulzim Bashën i lusnim anëtarët të vinin që ta takonin. Për Sali Berishën vinin vetë. Të hyjë në garë Lulzim Basha Sali Berisha, e kushdo tjetër dhe të zgjidhet me votë. Vënia e kushteve është e turpshme.’- deklaroi Baçi.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/03/2022 03:42

    Berisha ka marre fund.Kush vinte vete me deshire qe te takonte Berishen? Sali Lusha me shoke?Berisha u dogj per vete,por po erdhi ne krye te PD,ka per t'a djegur te teren.Sa per shqiptaret,eshte e vertete qe kane shprese,por jo ate qe mendon ti.Ata shpresojne qe Berisha te dale nga skena politike pergjithemone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë! Punohet me 4 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë! Punohet me 4 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet