Ajo që tërheq jo pak vëmendje në letrat e siguruara nga Report Tv është fakti se janë të dyja me tekst identik. Në fakt është e pamundur që të dyja kandidatet të përcjellin të njëjtat fjalë në KQZ, çka krijon dyshime që letrat e tyre janë shkruar nga i njëjti person.
Juvina Jani, ashtu si dhe Monika Qosja, i janë drejtuar të dyja KQZ-së me të njëjtin tekst, të njëjtin format, të njëtin tip gërme, të njëtin formulim dhe të njëjtin dizajn, çka tregon qartë se shkresa është printuar në dy kopje nga i njëjti kompjuter, duke ndryshuar vetëm emrat.
Pra, lindin dyshime të forta që letrat të jenë bërë nga vetë kreu demokrat, Lulzim Basha, për t'i hapur rrugë biznesmenit Astrit Veliaj të marrë mandatin e deputetit.
(Letra e dorëheqjes e kandidates për deputete Juvina Jani)
(Letra e dorëheqjes e kandidates për deputete Monika Qosja)