Dorëheqja e papritur e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga deputet i vendit ka bërë bujë në politikën shqiptare, duke zënë hapësirë dhe në mediat ndërkombëtare. Media amerikane ‘The Washington Post’ i ka kushtuar një artikull vendimit të Tahirit për të lënë mandatin e deputetit.

Shkrimi i 'The Washington post' për dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri:
Ish ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen si ligjvënës për të lejuar Prokurorinë të hetojë mbi dyshimet për përfshirjen e tij në një rrjet trafiku të drogës. Saimir Tahiri tha sot se heq dorë nga ky post, në mënyrë që hetimi të mos pengojë rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE.

Tahiri, i cili shërbeu si ministër i Brendshëm, në qeverinë e majtë socialiste nga viti 2013 deri më 2017, akuzohet për lidhje të dyshuara me një grup kriminal të trafikimit të sasive të mëdha të kanabisit. Tahiri ka mohuar për lidhjet e tij me këtë grup.

Parlamenti vitin e kaluar i ka hequr imunitetin Tahirit, në mënyrë që prokurorët të mund të hetojnë dhe për t’i hapur rrugë kontrollit të banesës së tij. Shqipëria pret që Këshilli Evropian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE në qershor.


(Shkrimi i 'The Washington Post')