SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin

Apeli i GJKKO ka rikthyer këtë të premte masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi vendosi ndaj Berishës masën detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj para SPAK. Por kush është gjyqtari Engert Pëllumbi?!

SKEDA

Engert Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Pëllumbi e ka nisur karrierën në Gjykatën e Fierit ndërsa në vitet 2017-2020 punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

Gjyqtari Engert Pëllumbi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tetor të 2021 dhe e kaloi me sukses. Pëllumbi rezultoi i pastër në të treja kriteret e rivlerësimit. Në bazë të hetimit administrativ nuk u konstatuan asnjë shkelje. KPK votoi unanimisht pro konfirmimit të tij në detyrë.

Ndërkohë në vëmendjen e publikut emri i tij është i lidhur me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku Engert Pëllumbi njihet si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionarin e parë të lartë shtetëror.

Më 4 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu një tjetër detaj interesant është fakti që Tahiri dhe gjyqtari Pëllumbi kanë pasur një përplasje dikur ku ish ministri Brendshëm ka dalë kundër një vendimi të dhënë nga gjyqtari për masën e sigurisë së një të dyshuari për vrasje.

Ndërkaq Engert Pëllumbi është kundërshtuar për herë të parë publikisht në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për një deklaratë të saj ndaj një kompanie. Vendimi i Gjykatës së Tiranës, me gjyqtar Engert Pëllumbi, i dhënë në datën 24 maj 2011 e gjobit me 10 milionë lekë të vjetra deputeten e PS-së.

Engert Pëllumbi gjithashtu ka përkthyer edhe librin e “Giovanni Falcone, një hero i vetmuar” mbi gjyqtarin, i cili dha jetën për drejtësinë, duke luftuar mafian.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Islam: 03/01/2025 20:57

    Vedimi i apelit ndaj Berishes,duhet ta kishte denuar me burg . Qe te krijohet opozita e vertete dhe te bashkohen demokratet ,se ndryshe Rama jo vetem zgjedhjet e 2025 do ti fitoj pa problem ,por edhe ne 2029 do ti fitoj sepse nuk ka opozite me Saliun "non grada "

    Përgjigju
    • Flora keci: 04/01/2025 19:16

      Turpe per ju qe kerkoni si ne kohen e diktatures burg per kundershtaret politik dhe se dyti pse me dy standarte dhe pse kane frik gjykimin dhe hetimin e edi rames si meg gonigal ashtu dhe dosja xibraka dhe se treti kush te gjykon altin dumani qe fshesh pasurin arben kraja hetues i komunizmit qe duhet te dorhiqej engert pellumbi nipi i nje hetues te kohes se komunizmit zonja me pese mbiemra qe dosja i erdhi nga greqia si dhe zonja millonai e bandes elbasanit plus kallzimit te rreme te nje banditi te quajtur taulant balla dhe duke e ditr qe dosja gjendet ne strazburg turpe qe merren me poshtersira mbrapa krave shkelin ligjin mercenare politik

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket

Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket