Tani që po shkruaj këto radhë është ora 17 e ditës së mërkurë dhe nesër, ditën e enjte, më 13 mars 2025, në ora 10, Gjykata e Posaçme do të japë vendimin për masën e sigurisë ndaj ndalimit dhe burgosjes së padrejtë e kriminale të Erion Veliajt. Në këtë një muaj, pra që nga dita kur u rrëmbye në zyrën e tij, njeriu më i votuar i Shqipërisë dhe administratori më i susksesshëm që ka njohur kryeqyteti, ai që nga shumë shqiptarë përfillet si shpresa dhe simboli i të rinjve që duan të marrin përgjegjësi në këtë atdheun tonë që shëmtohet përditë nga Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe nga përdhosja e konflikti i pareshtur, pra rreth një muaj nga arrestimi i Veliajt, në opinion janë hedhur fakte tronditëse.
Është zbuluar tani në fund se pas dyshes Dado-Bani mund të fshihet edhe dora e zgjatur e shërbimit sekret grek si një hakmarrje që i bëhet Ramës për shkak të Belerit (https://shqiptarja.com/lajm/pista-jobefasuese-greke-pas-arrestimit-te-veliajt-fshihet-nje-strukture-cfare-ka-dashur-te-thote-edi-rama). Unë, në një editorial timin botuar më 28 dhjetor 2024, kur mora vesh se akuzuesi ishte një person joekzistent, pra se Nesti Angoni nuk ekzistonte, kam pyetur a mos vallë kjo është lojë e shërbimeve të huaja (https://www.gazetatema.net/blogu-tema/drejtesia-si-regjim-rasti-veliaj-i473417). Dhe kam qenë e jam i bindur se ndaj demokracisë shqiptare është kryer një grusht shteti. Mirëpo kam mbetur pa fjalë nga reagimi i institucioneve shqiptare. Përballë akuzave dhe fakteve monstruoze që kanë dalë në shesh, si, bie fjala, mënyra se si është rekrutuar në Strukturën e Posaçme Olsi Dado apo mënyra se ka depërtuar në BKH Samet Gërguri një fanatik i egër i PD-së që ka kryer përdhunime në qendrat e votimit në Vanar e Libofshë, opinioni hesht. Institucionet përgjegjëse si KLP, KLGJ apo ILD asnjë fjalë. Më i neveritshëm është qëndrimi i ndonjë medieje që promovohet si e pavarur dhe që financohet nga BE-ja e që na ka përrallisur gënjeshtra gjatë gjithë kohës që bëhej ngritja e sistemit të ri të drejtësisë duke u bërë palë me mashtrimet dhe me shkeljet e rënda që janë bërë aty.
Kjo media, pa pikë turpi e quan ankimin dhe denoncimet e Veliajt si një ndërhyrje ndaj drejtësisë dhe nuk na ktregon me fakte atë për të cilën është paguar se përse është rekrutuar jashtë kritereve Olsi Dado e Samet Gërguri. Si të mos mjaftonte kjo, Altin Dumani dhe Olsi Dado, pa iu dridhur qerpiku bëjnë edhe një seancë tjetër maskaradë dhe në appel sjellin si prova të reja komunikimet e Erjonit nga vendi i izolimit. Dhe, nga ana tjetër, mbushin banaqet e televizioneve me lloj lloj insinuatash e konspiracionesh duke thënë se në telefionin e Veliajt janë gjetur biseda me kryeministrin për leje ndërtimi për prishjne e teatrit. « O tempora o mores ! »- do të thoshte latini.

Po si mund të quhet krim rutina e punës e një kryebashkiaku dhe axhenda e bisedimeve të tij telefonike. Ku e gjejnë këtë guxim Altin Dumani dhe Olsi Dado që të përdhosin punën e një qeveri të tërë duke e paraiqtur Tiranën dhe ndryshimet që janë bërë aty si vepra kriminale. Kjo, përveç marrëzisë dhe dashakeqësisë, fsheh edhe një anë të errët të këtyre prokurorëve të cilët janë frustruar nga shkëlqimi perëndimor i Tiranës dhe kërkojnë ashtu si ata talebanët të godasin këtë dritë.
Unë nuk e di se çfarë vendimi do të japë nesër gjyqtari që dërgoi në burg Sajmir Tahirin. Ka shumë pak rëndësi kjo. Erion Veliaj, Edi Rama, Presidenti i Republikës, Shërbimet inteligjente në Shqipëri duhet të na sqarojnë se çfarë ndodhi dhe kush e organizoi dhe po e mban ende gjallë grushtin e shtetit që iu bë demokracisë shqiptare në shkurt, ditën kur hetuesit dhe agjentët e BKH-së së Samet Gërgurit morën nga zyra dhe e dërguan në burg Erion Veliajn. Nëse nuk sqarohet mirë kjo aferë e pistë dhe kriminale, ky vend duhet të shpallet i rrezikshëm dhe shqiptarët të kërcënuar dhe siç e kam thënë edhe më parë, ata të rinj që mendojnë të kthehen në këtë vend për t’u angazhuar këtu, duhet ta dinë se ky vend është parajsa e Dumanit, Dados Gërgurit dhe atyre qindra gjyqtarëve e prokurorëve që pasi u flakën nga sistemi me miliona euro, sot bëjnë biznes sepse nuk i heton askush, ndërsa Erioni dhe ata që ëndërrojnë si ai duhet të shkojnë në burg.
K.M/Shqiptarja.comKomente


Ilir Yzeiri je gjigand ! Nuk te njohe, vecse permes shkrimeve. Sherbim i ben ketij vendi, por ketu eshte ndotur ambienti deri ne toksifikim te plote. Ai Sameti i Vanajt eshte saktesisht nje bandit, por mbiemrin e ka Gurguri. Kur te te rastise ne rruge, kenaqesi te te jap njehere doren !
PërgjigjuTe lumte dora dhe je vertete trime dhe eshte ahume e vertete kushe te kupton tyja kjo eshte e verteta per spakun qe ne te vertete eshte nje vrime ne uje
PërgjigjuNjë shkrim brilant dhe është për të ardhur keq që gjithë ai investim është kthyer në agjentura të huaja , po SHTETI çfarë bën a duhet të ndërhyjë në këto raste flagrante??? Mendimi im personal është është momenti të hapen letrat mjaft është mjaft.
PërgjigjuKe shume te drejte jane te gjith Pisa me mire Enverin se sa keta plehrat
PërgjigjuTurp per SPAKun e Dumanit dhe per organet e reja te drejtesise.Sic duket sherbimet tona te inteligjences kane rene pre e sherbimeve sekrete greke.Ne te kundert nuk ka se si te spjegohet ky inaktivitet dhe kjo heshtje e gjithe ketyre organeve dhe kuadrove te niveleve te larta .Dy te akuzuar per agjente greke,Bani e Dado kane mbrojtjen e hapur apo te heshtur te te gjitha organeve ligjzbatuese shqiptare.Cudi apo jo? Dhe sidomos per "shpresen" e drejtesise,Dumanin,nen urdherat e shantazhet e Dados!Pervec Edi Rames,te gjithe te tjeret heshtin.Skandal!
PërgjigjuPO KUJT JA THUA O PROFESOR,KUJTË????ATA JAN KAMIKAZË TË DREJTËSIS DHE ARMIQ TË SHQIPËRIS. ATA JAN SHËRBËTOR TË ESFALIS GREKE E POLITIKËS PËRÇARËSE TË S.B...S.
PërgjigjuYzeiri behu bedel per veliajn me qe e dashke kaq shume. Nuk e di se me se je marre me perpara por nga keto qe shkruan se fundi ngjan me nje ish kryetar koop.qe I mban krahun sekretarit te partis
Përgjigju