Dorëheqja e Xhafajt, analisti Lami: Me Lleshin, tani Rama kontrollon të gjithë qeverinë 

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt mban shumë dilema dhe lë vend për enigma, por pak besojnë se ishte një akt i vullnetshëm. 

Analisti Roland Lami shpjegon për Report TV se një gjë është e qartë: nga ky zëvendësim Rama tashmë ka nën kontroll të plotë të gjithë qeverinë. 

Nuk jemi në kushtet kur Xhafaj mund të ketë dhënë dorëheqjen për t’i hapur rrugë prokurorisë për çështjen e të vëllait. Nuk jemi në këto kushte pasi jemi shumë vonë mbasi ka ndodhur denoncimi dhe thuajse është harruar kjo çështje dhe janë hapur çështje të reja më të nxehta. 

Xhafaj për shkak të cilësive të tij nuk ka lejuar të jetë një vegël i z. Rama. Çfarë mund të aludohet? Rama e zëvendësoi Xhafajn me një këshilltar të tijin, duke e bërë tashmë qeverinë të gjithë në dorën e tij. Nëse deri dje aludohej që Xhafaj mbështetej nga SHBA dhe Gjermania, dhe shumë veprime nuk kanë qenë me miratimin e z. Rama. Tashmë me ministrin e ri gjithçka është nën kontrollin e z. Rama. A është ky një lajm i mirë? Dyshoj. Më duket se jemi në kushtet që ka plasur bomba brenda Partisë Socialiste.

Roland Lami, analist 

Por a mund të ketë ndikuar tek ikja e Xhafajt goditja e disa grupeve kriminale si dhe prekja e disa emrave të rëndësishëm të PS, si Ndoka, Çuko e Dako?

Me ç’duket Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Ministrin nuk e ka kontrolluar dot më kryeministri, por institucionet ndërkombëtare që e kanë furnizuar me informacione dhe dokumente. Ministri disa herë ka dalë jashtë axhendës së z. Rama dhe ka prishur qetësinë e brendshme. Nën akuzë janë dy deputetë e një kryetar bashkie, ky nuk vjen nga vullneti i Ramës, sepse po ta kishte këtë vullnet ai ishte distancuar me kohë prej tyre sepse nuk ka qenë në kushtet e mungesës së informacionit.

Roland Lami, analist 

Çfarë duhet të presim nga ministri i ri i brendshëm? Një gjeneral, i arsimuar edhe jashtë vendit? A do të jetë ai dora e hekurt, apo zgjedhja e tij është strategji për të shmangur pakënaqësitë e brendshme në PS nga ata që aspirojnë të kishin këtë post ministror?

Ka tre lexime. Ardhja e një ministrin që nuk vjen nga elita politike, ose sillet për të thënë se keni një figurë të pastër dhe gjithë rendi merr një fytyre tjetër. Së dyti mund të jetë një martir i radhës për tu vendosur mes ujqërve për të dhënë drejtësi. I jepet gjithë mbështetja e duhur për të vënë me shpatulla pas murit bandat. Së treti, është çuar aty për të mos bërë asgjë. Pra, për të mos bërë gjërat që ministri i parë i bënte jashtë axhendës së Ramës. Mbase ministri i ri u mbyll dyert ndërkombëtarëve, dhe i hap derën vetëm urdhrave të Ramës.

Roland Lami, analist 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tek: 02/11/2018 18:03

    Dolen tani te gjithe me teorite e tyre pa baza tani.

    Përgjigju
  • Eri: 02/11/2018 18:01

    Ate qe e premtoi e beri.Xhafajt i flasin veprat e jo llafet.

    Përgjigju
  • Filo: 02/11/2018 17:36

    Une nuk e di kush eshte ky ministri i ri por qe nuk besoj se e zevendeson njeri punen e fatmirit.Ai eshte shume profesional ne pune.

    Përgjigju
  • Desra: 02/11/2018 17:34

    Xhafaj nuk ishte njeri qe mund te kontrollohej nga dikush.Ai udhehiqet nga parimet dhe kete e dime te gjithe.

    Përgjigju
  • Ari: 02/11/2018 17:33

    Xhafaj ka qene ministri qe ka punuar me shume ne qeverine e rames.Po kshu ndodh ktu, kush punon e ha.

    Përgjigju
  • Mali: 29/10/2018 22:24

    Analizen e zt. Lami me shume se cinike do ta quaja naive. Gjen Lleshi nuk eshte nje vegel por eshte nji profesionist me integritet dhe respekt per ligjin. Cdo kryemjnister ne bote ushtron apo delegon kompetencat e tij nepermjet ministrave. Cdo minister duhet te kryej detyren ne respekt te ligjit por edhe te nji programi politik te paracaktuar. Se dyti Prokurori i pergjithshem eshte emwruar ne detyre ka pak muaj dhe hetimet per arrestimet e bujshme kane nisur ne 2016 kur prokuroja aktuale ishte nje prokurore e thjeshte. Tjeter a e din zt. Lami qe eshte ne zhvillim e siper nje reforme be drejtesi dhe prokurori nuk ka kompetence te nisi apo nderprese hetimin? Ku jeton ky zoteri ne mars?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës