Në një takim me Ansamblenë e Akademisë së Shkencave në prani të medias, Gudar Beqiraj ka sqaruar opinionin publik në lidhje me dorëheqjen nga Kryetari i Akademisë së Shkencave. Sipas Beqiraj ky vendim u mor nga ana e tij për të mirën e reformimit të Akademisë së Shkencave.
“Kapërceva interesat personale për të mirën dhe reformimin e Akademisë së Shkencave. Në bisedimin me Presidentin Ilir Meta, diskutuam se ishte e arsyeshme që unë të hapja rrugën, sepse ishte krijuar një ngërç dhe Akademia duhej te çlirohej nga kjo situatë. Unë do të jem mbështetës i reformës dhe do të jap kontributin tim shkencor në Akademinë e Shkencave”, tha Beqiraj.
Ndërsa Akademiku Artan Fuga ka vlerësuar dorëheqjen e Beqiraj dhe të nënkryetarit Myzafer Korkuti.
“ E vlerësoj dorëheqjen e Gudar Beqiraj, po ashtu edhe të Myzafer Korkutit. Ata kanë kontribuar dhe kjo tregon se do të vazhdojnë të kontribuojnë me zemërgjerësi për shkencën”, u shpreh Fuga. Në fund të takimit Sekretari Shkencor i Akademisë Vasil Tole u shpreh se zgjedhjet e reja të kryesisë do të bëhen pasi të hidhen hapat e reformimit. të institucionit.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com