Gjatë kësaj periudhe është përfolur shumë largimi i Turjan Hyskos nga Vizion Plus. Mesa duket çdo gjë është e vërtetë dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Hysko duke rrëfyer se ai do të jetë drejtori i ri i “Klan Plus” si dhe do të sjellë një version të ri të spektaklit “Apartamenti 2XL” në ekranin e televizionit “Klan”.
Në një intervistë moderatori i famshëm ka folur për largimin e tij nga televizioni ku u rrit si profesionalisht ashtu dhe fizikisht. Ai është shprehur: “Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në ‘Klan’.
Turjan Hysko ka treguar gjithashtu se emisioni 'Oktapod' nuk do të transferohet në Klan por emisioni që pritet të startojë së shpjeti do të jetë shumë familjar dhe argëtues. I pyetur mbi reagimin e eprorëve për largimin e tij nga Vizioni ai është shprehur se: ‘Dorëheqja ishte e panegociueshme, kështu që s’kishte vend për oferta joshëse. Unë kam qenë shumë i lumtur në ‘Vizion Plus’ dhe ‘Tring’ si profesionalisht dhe financiarisht’.
Hysko ka përgënjeshtruar dhe thashethemet për shtatzaninë e Orindës si dhe largimin e saj nga Vizion Plus.
Ehh hall i madh ky...
PërgjigjuSi shume i forte po del Aleksander Frangaj.
Përgjigju