Dorëheqje? Burime nga Ministria e Brendshme: Asgjë e vërtetë, Xhafaj vijon në krye të detyrës

Dorëheqje? Burime nga Ministria e Brendshme: Asgjë e vërtetë, Xhafaj vijon në krye të detyrës

Makina e Fatmir Xhafajt e parkuar pranë Ministrisë së Brendshme

TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në zyrë duke vijuar detyrën duke rrëzuar kështu aludimet në disa portale që flasin për një dorëheqje pas akuzave të PD për vëllanë e tij. Burime për Report Tv pranë kabinetit të Ministrit të Brendshëm thanë se nuk ekziston asgjë e vërtetë për sa i përket dorëheqjes së Fatmir Xhafajt. Report Tv sjell pamjet e makinës së parkuar pranë institucionit, ndërsa Xhafaj ndodhet në zyrë prej mëngjesit. 

Të njëjtat burime saktësojnë se Xhafaj nuk ka në axhendë takime ditën e sotme. Të pyetur nga Report Tv nëse Xhafaj do të ketë ndonjë dalje për mediat, anëtarë të kabinetit theksuan se nuk është planifikuar komunikim me mediat dhe se Fatmir Xhafaj u qëndron deklaratave që ka bërë për këtë çështje.

PD publikoi dje një përgjim të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj vëllai ministrit të Brendshëm. PD thotë se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal.

Prej disa ditësh me radhë Partia Demokratike akuzon Ministrin e Brendshëm se ka mbrojtur vëllanë e tij të dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge. Demokratët pretendojnë gjithashtu se Xhafaj ka ndryshuar nenin 491 për ekstradimet, pikërisht për të mos lejuar dorëzimin te autoritetet italiane të vëllait të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 15/05/2018 14:14

    Politikani me më integritet ne partin socjaliste.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 15/05/2018 13:35

    Turp per XHafen nerastese jep dorheçje prej krimineleve te p.d & l.s.i se! Ne rasteser terhiçet pastaj per mendimin tim eshte fajtore.

    Përgjigju
  • Donela: 15/05/2018 12:51

    Z.Xhafa vazhdoni ne punen tuaj te drejte e leri rrugecerit ne skenaret e tyre te deshtuar.

    Përgjigju
  • Pisisti: 15/05/2018 12:49

    Xhafa ka morali te forte do DOREHIQET SHUME SHPEJT

    Përgjigju
  • roni: 15/05/2018 12:34

    palo opozote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë