Tiranë- Dorëhiqet nga detyra Komandanti i Gardës së Republikës.

Burime informojnë për Report Tv se Ermal Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë.

Motivacioni dhe shkaqet e këtij largimi nuk dihen ende. Onuzi u emërua në këtë detyrë më 10 shtator të vitit 2024.

Onuzi zëvendësoi në detyrë ish-drejtorin e Gardës, Gramos Sako, që e mbajti postin për 10 vite. Për pak kohë i komanduar qëndroi në detyrë edhe Sami Kuti.