Dorëhiqet Karajani i Finiqit
PD pa kandidat në 2 Bashki 
VD/Lidhja telefonike me Lefter Karajanin

Dorëhiqet Karajani i Finiqit<br />PD pa kandidat në 2 Bashki <br />VD/Lidhja telefonike me Lefter Karajanin
FINIQ - Teksa na ndajnë më pak se 48 orë nga zgjedhjet lokale të 2015 Partia Demokratike dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë nisur bashkëpunimin, ndërsa shtysa ka ardhur nga njësitë vendore në rrethin e Sarandës, ku jeton një pjesë e mirë e minoritetit grek. 

Dorëhiqem për arsye familjare! Me këtë argument dhe pa asnjë detaj më shumë, Lefter Karajani ka hequr dorë nga gara elektorale e 21 qershorit ku ishte zgjedhur si kandidat i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Finiqit. Në një komunikim të shkurtër telefonik për A1 Report ai tha se ka dorëzuar dorëheqjen e tij në ZAZ-në numër 89 dhe ia ka komunikuar këtë vendim edhe Partisë Demokratike.

Pas kësaj Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përmes një deklaratë për shtyp lidhur me dorëheqjen e kandidatit të PD sqaron se ajo do mbështesë hapur kandidatin e Partisë Demokratike në Bashkinë e Sarandës Kreshnik Bozho.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi pritet të marrë Partia Demokratike lidhur me këtë rast, teksa aktualisht në garë kanë mbetur 2 kandidatë, Leonidha Kristo i Partisë MEGA që mbështet nga Partia Socialiste dhe Jani Babi kandidat i PBDNJ.

Me largimin e Karajanit PD-ja shkon në zgjedhjet e së dielës me dy bashki pa përfaqësim, pas asaj të Kurbinit ku demokratët nuk pranuan vendimin e KQZ-së për të rikthyer në garë të dorëhequrin Altin Biba. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës