‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku dhe drejtuesit e 12 qarqeve! Ministri: Garë me meritokraci! Komandohet në krye të bluve Bizhga

TIRANË- 'Furtunë' në Policinë e Shtetit. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe drejtuesit e policisë në 12 qarqet e vendit do të ikin nga detyra, për t’i hapur rrugë reformimit të Policisë së Shtetit. Ripërtëritjen në radhët e policisë e njoftoi ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili kishte thirrur në një takim të gjithë vartësit e tij.

Shqiptarja.com mësoi përmes burimeve dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit një ditë më parë, ndërsa në vend të tij është komanduar zv.drejtori Sokol Bizhga, sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit. Në takimin e shkurtër, ministri Hoxha tha se ka ardhur koha për të kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e uniformave blu drejt Shqipërisë 2030.

“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030”, tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Ministri Hoxha njoftoi hapjen e garës për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që do të bazohet në ligjin e ri, të hartuar gjatë kohësh kur ministria e Brendshme drejtohej nga Taulant Balla. Aplikantët sipas udhëzimit kanë afat 7 ditë, ndërsa emërimet e reja sipas ministrit Hoxha do të bëhen në bazë të meritokracisë.

"Kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga. I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature", tha ministri Hoxha. 

Ministri Hoxha u shprehu mirënjohjen për të gjithë drejtuesit e Policisë, duke vënë theksin tek ndryshimi që policia ka pësuar ndër vite. 

"Mirënjohje për të dhe për të gjithë ata që e sollën stafetën deri këtu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj uniformës, duke e thelluar më tej transformimin e Policisë së Shtetit", vijoi ministri. 

Ky është një ndryshim rrënjësor që i bëhet strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku mbyll një rrugëtim të gjatë mes uniformave blu. Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të Policisë së Shtetit më 7 shtator 2022 dhe largohet pas 2 vitesh në krye të kësaj detyre. Sipas ligjit të ri, Rrumbullaku nuk mund të kthehet më në radhët e uniformave blu.

Fjala e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit:

Të nderuar përfaqësues të lartë dhe punonjës të Policisë së Shtetit, Ju drejtohem publikisht pas marrjes së kësaj detyre të lartë 30 ditë më parë dhe një pune intensive, së bashku me ekipin drejtues të Ministrisë së Brendshme, për të piketuar segmentin e ri të rrugës sonë drejt Shqipërisë 2030.

Unë vij nga radhët tuaja, ku pas studimeve të larta në Turqi dhe Gjermani, kam hyrë që në moshë fare të re dhe kam pasur mundësinë të punoj e të mësoj nga më të mirët e trupës suaj.
 E kam ndjekur rritjen e kësaj trupe, vështirësitë dhe sfidat e saj, nga brenda, në pozicione të ndryshme, dhe më pas nga jashtë, si një dashamirës besnik që kam pasur gjithnjë mes jush një pjesë të zemrës dhe të mendjes time.

Në harkun e 22 viteve, qëkur unë vetë vesha për herë të parë me emocion të paharrueshëm uniformën e rëndë të mbrojtësit të rendit e të sigurisë publike, e kam parë këtë trupë në ditë shumë të këqija dhe në ditë shumë më të mira se ato të fillimeve të mia. Besoj se jam një dëshmitar mjaftueshëm objektiv për të thënë sot se, përparimi i dekadës së fundit është i jashtëzakonshëm, po të merret parasysh pika kritike ku ishte katandisur Policia e Shtetit dhe ndjenja dëshpëruese e braktisjes që përjetohej në radhët tona deri përpara 10 viteve.

Të papaguar, të paushqyer, të paveshur, të pambështetur me mjete dhe fuqi motorike dhe më e keqja fare, të tradhtuar në orët më kritike të operacioneve me rrezik jete, punonjësit e kësaj trupe bënin sa mundnin, po nuk bënin dot kurrsesi sa mundeshin. Ishte koha kur rënia në krye të detyrës e drejtuesve dhe punonjësve të Policisë bënte pjesë në të përditshmen tonë dhe kur mesatarja e vrasjeve në Shqipëri, gjatë një viti, ishte mbi 100 persona, ose një i vrarë në tre ditë.

Nuk jam këtu për të bërë historinë e viteve të shkuara dhe as për të ulur peshën e asnjë ngjarjeje të rëndë që ndodh në ditët tona, kur shifrat e vrasjeve dhe të kriminalitetit në tërësi janë si dita me natën. Referimi tek pikënisja e transformimit historik të Policisë së Shtetit në dekadën e fundit, nuk na duhet për të kërkuar lëvdata, por është i nevojshëm për të kuptuar se asnjë objektiv, sado ambicioz, nuk është i pamundur për ne.

Ambicia jonë për Policinë e Shtetit 2030, si një trupë e denjë e Bashkimit Europian është një ambicie e mbështetur në potencialin konkret që kemi për ta ngritur Policinë në një nivel të ri, duke konsoliduar më tej tendencën në rënie të kriminalitetit dhe rritur më shpejt cilësinë e shërbimit policor në çdo aspekt. Dua të përgëzoj sinqerisht punën e deritanishme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin dhe sot mikun tim, Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Mirënjohje për të dhe për të gjithë ata që e sollën stafetën deri këtu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj uniformës, duke e thelluar më tej transformimin e Policisë së Shtetit.

Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian. Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.

Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë. Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale. Votimi i emrit tim në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë këtë detyrë kaq të lartë ishte nderi më i madh që mund të më bëhej si qytetar i kësaj Republike dhe shpërblimi i gjithë këtij betimi është borxhi më i madh ku mund të futesha në jetën time si një njeri i këtij vendi.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë. Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë. Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit. Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga. I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:52
VIDEO/ Dha dorëheqjen, Muhamet Rrumbullaku mbërrin në ministrinë e Brendshme për takimin me ministrin Hoxha

Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ku do të mbahet takimi i ministrit Ervin Hoxha me vartësit.

Rrumbullaku, pas dy vitesh, dha dorëheqjen nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Ora 09:48
SKEDA/ Kush është Sokol Bizhga, drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit dhe pse është kandidati më i favorizuar! Nga rrezikimi i jetës më 1997, te Lazarati dhe postet e larta

1725609350_sokolbizhga.JPG

Dorëheqja e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku (përflitet edhe për arsye shëndetësore), ka sjell në krye të kupolës si i komanduar përkohësisht dhe për efekt “piramide”, zëvendësin e tij, drejtuesin e parë Sokol Bizhga.

Por pavarësisht se do jetë i komanduar, automatikisht me ligjin e ri të gradave dhe garimit, oficeri i krimeve me karrierën pothuajse më të gjatë në radhët blu, është edhe më i favorizuari për ta pasuar Rrumbullakun në postin e lartë, nëse do të garojë, përjashtuar ndonjë tërheqjeje apo parregullsie që mund të gjendet gjatë fazave.

Edhe pse konkurrimi është i barabartë për të gjithë oficerët e karrierës që plotësojnë kushtet, kryesisht ata me grada madhore, eksperienca dhe “spaletat” do luajnë rol të rëndësishëm. Përveç dokumentacionit zhvillohet edhe verifikimi, teksa Bizhga ka favor edhe kalimin me sukses të Vettingut nga Komisioni i Vlerësimit katër vite më parë. Gëzon gradën Drejtues i Parë, ka gati tre dekada në Polici, ka mbajtur poste të rëndësishme në karrierë në të gjitha shkallët dhe nuk ka pasur problematika në dosjen e tij, si ato të pasurisë, shkeljeve apo lidhjeve me krimin.

Sokol Bizhga vjen nga një karrierë e gjatë, fillimisht si oficer krimesh para trazirave të vitit 1996 në zonën Vlorë-Sarandë, ku u tentua të vritej në aksion, (teksa u rrëmbye, ekzekutua dhe dogj më 4 Mars 1997 gjatë një operacioni policor edhe oficeri Gjergj Mehmeti), iu kërcënua edhe jeta në detyrë. Kurse më pas si shef i krimeve në Tiranë për disa vite.

Mbajti detyra kryesisht në lidhje me Forcat Speciale, në drejtim të tyre për disa vite, teksa edhe si kryepolic i Shkodrës. Karriera e tij do kulmonte pas vitit 2013 si drejtor i Policisë së Gjirokastrës, i pari që vëzhgoi nga terreni situatën në Lazarat, para nisjes së operacionit të madh, gjë që irritoi banorët. U zhvendos në qendër në vitin 2014 si zëvendës i Artan Didit për disa muaj, për të kaluar në vjeshtën e vitit 2014 (14 Shtator) si Drejtor i Studimeve Strategjike.

Pas vitit 2017 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Operacionale, për të paktën 5 vite, derisa kryepolici i dorëhequr Rrumbullaku e emëroi më 16 dhjetor 2023 në detyrën e lartë të Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që e mban edhe aktualisht, me gradën Drejtues i parë.

Më 22 Maj 2020 Bizhga kaloi Vettingun dhe ka justifikuar pasurinë se ka punuar në Itali në ndërtim, ku ka kursyer pjesën më të madhe të parave. Në skedën e pasurisë, Bizhga zotëron një apartament 1+1, 64 m2, një apartament 94 m2 në Durrës në emër të bashkëshortes në 2006, dyqan 52 m2 në Durrës, banesë dhe tokë në Gjirokastër në emër të djalit të tij dhe dy depozita bankare.

Në lidhje me vlerësimin dhe pastërtinë e figurës, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është shprehur se Sokol Bizhga nuk ka të dhënë për veprimtari kriminale nuk ka kontakte me botën e krimit dhe nuk ka denoncime në emër të tij. Pozitive janë shënuar edhe arritjet e tij profesionale.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 06/09/2024 12:57

    Policia esht ne periudhen me te erret qe nga largimi i Berishes.Nje grup burokratesh qe drejtojne dhe mijera polic qe nuk bejn detyren.Por me kete korrupsion dhe mafia qe drejton cdo hallke te shtetit nuk mund te fajsohen policet se djem nenash jan dhe ato dhe per nje cop buk jan aty sepse e din mir qe i kan duart e lidhura ndaj mafias shtetrore.Thjesht ky vend ka marr fund,zgjidhje esht t'ja lejm 10 milion turistave dhe ne te ikim nga ky vend i mallkuar

    Përgjigju
  • Shpresa vdes e fundit: 06/09/2024 12:17

    I erdhi radha me ne fund dhe Sokolit te bej nje dore te mire lekesh ne krye te sindakates me te madhe te krimit ne Shqiperi. Te vafte mbare

    Përgjigju
  • zakarel zaka: 06/09/2024 12:09

    qenka fis me komshiun tim te nderuar ne dr

    Përgjigju
  • Ska problem: 06/09/2024 11:59

    Nje polirikan Shqiptar ka thene dikur nuk jane njerezit por sistemi . Kjo eshte si ajo shprehja hiqja lenes e veja prenes

    Përgjigju
  • Niku: 06/09/2024 11:45

    Rrumbullaku shume e zgjati. Dhe kete bizhgen na e keni bere sikur eshte hero si ka mbiemrin eshte

    Përgjigju
  • Fshati: 06/09/2024 11:42

    Çfarë është "meritocraci" apo me ja fut kot qe te duken si të zgjuar.

    Përgjigju
  • Banda: 06/09/2024 10:40

    Jà te shofim bizgen cdo bej eshte bere shkodra blinda vetem e arme vlora sjetohet me blinda te gnitha minimum blindato dhe te shofim do dalin me nga vrima keta spiuna qe bejm dhe te fortino Brenda blindave

    Përgjigju
  • Koma: 06/09/2024 09:09

    Çfarë i kanë gjetur, që u dorëhoq?

    Përgjigju
  • [email protected]: 06/09/2024 08:56

    Me ne fund ???????? se meritonte ate vend

    Përgjigju
    • Dilan: 06/09/2024 09:59

      Drejtori Rrumbullaku eshte njeriu me me integritet dhe me profesionist qe ka patur policia shtetit. Te shikojm me ke do e zevendesojne urojm te vene nje person te pranueshem nga organizata dhe jo te perfolur me grupet kriminale sic po diskutohet

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë

Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë