ATHINE - Greket i thane "JO" masave te shtrengimit te kreditoreve nderkombetare ne referendumin historik te se dieles, i pari qe nga viti 1974 kur populli grek votoi per te shfuqizuar monarkine. Me nje pjesëmarrje prej rreth 65 %, dukshem nje tejkalim i ndjeshem i kufirit prej 40 % qe sipas legjislacionit grek e bente te vlefshem kete referundum, me shume se 61 % e grekeve votuan pro alternatives se qeverise, ndersa rreth 39 % votan pro kushteve të kreditorëve ndërkombëtarë për masa më të ashpra fiskale. JO-ja e referendumit te 5 korrikut vjen si nje rikonfirmim i mbeshtetjes qe populli grek i dha kabinetit te SYRIZA duke ndjekur rrugen e preferuar te kryeministrit Aleksis Tsipras. 

"Demokracia mposhti friken", tha Tsipras pas votes se grekeve duke e perkthyer kete rezultat jo ne nje mandat per tu ndare nga Europa por nje mundesi per te forcuar pozicioinin negociator te Greqise. 

Por pavaresisht JO-se se fuqishme qe dha populli grek, nuk eshte mundur te shmanget doreheqja e pare nga kabineti qeveritar. Ministri rebel i Financave Yanis Varoufakis ka hequr dore nga detyra e ky fajtor per kete vendim drastik ben Eurozonen. "Jo me minister! Eurogrup eshte kunder prezences sime ne takime", - shkruajti Varoufakis ne rrjetin social Twitter.

Sipas Varufaqis, kryeministri Cipras ishte dakord me këtë ide, pasi mund ta ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët ndërkombëtarë.  I njohur për stilin e tij joortodoks të të bërit politik, Varufaqis nuk mund ta mbyllte karrierën e tij si ministër financash pa një batutë, kur tha se do e mbante me krenari mbi vete urrejtjen e kreditorëve.

“Idene për të mos qenë në takime e pelqeu edhe Cipras. I pëlqen sepse mendon se mund të arrijë marrëveshje. Për këtë arsye, mendova të jap dorëheqjen. Do ta ‘vesh’ me krenari urrejtjen e kreditorëve”, shtoi Varoufakis.

Varufaqis ishte për shumë kolegë të eurogrupit një personazh i vështirë, që edhe brenda partisë në pushtet, shihej si njeriu që më shumë se kushdo tjetër ishte fajtor për situatën në të cilën u arritën bisedimet mes qeverisë greke dhe kreditorëve ndërkombëtarë. Një adhurues i teorisë së lojës së Xhon Nesh, Varufakis i çoi bisedimet me kreditorët në ekstrem, duke i akuzuar ata dhe për terrorizëm duke synuar që të poshtëronin popullin grek me kërkesat e tyre, fjalë që vështirë se mund të kapërdiheshin nga kolegët e tij të eurogrupit. 

Varufaqis u largua për të mundësuar një marrëveshje me kreditorët, por ngelet për t’u parë nëse Varufaqis ishte pengesa e vetme drejt marrëveshjes. Sipas tij referendumi i 5 korrikut do të ngelet në histori si një moment unik në historinë e Evropës kur një popull i vogël u ngrit kundër zinxhirëve të borxhit.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje Greqia rrezikon falimentin dhe më pas një dalje të mundshme nga zona euro. Automatikisht kjo do të rikthente grekët në dhraminë e tyre ose në një monedhë tjetër e cila do të jetë sipas një studimi të Bashkimit Evropian 50 % e zhvlerësuar kundrejt euros.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)