Dorëzimi i 300 byzylykëve elektronikë 1.5 mln euro, për monitorimin e të dënuarve u bë një ditë më parë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa sot do të kryhej testimi i funksionimit të pajisjeve në prani të përfaqësuesve të kompanisë.
Ministria e Drejtësisë ka sqaruar përmes një deklarate për mediat se këtë të enjte nuk është paraqitur asnjë zyrtar i kompanisë.
Byzylykët 1.5 milionë euro u denoncuan të zhdukur nga Ministria e Drejtësisë disa ditë më parë. Ministri Gazmend Bardhi i kërkoi kompanisë kthimin e pajisjeve ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të niste hetimet.
Do testohej funksionimi i pajisjeve
Sipas procesverbaleve te nënshkruara midis kompanisë dhe grupit të punës ne Ministrinë e Drejtësisë, do të duhej të kryhej procesi i verifikimit të funksionaliteteve të pajisjeve, me qëllim përfundimin e procesit të marrjes së tyre në dorëzim.
Sipas Ministrisë, fillimisht u ra dakord që procesi sot të fillonte në orën 9.00, por përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqiten.
Për këtë arsye, grupi i punës rinjoftoi kompaninë që procesi do fillonte ne oren 16.00. Edhe në orarin e ri përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqiten.
Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njërës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin.
Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.
Drejtori i IT-së së Hipotekës pas super-tenderit të byzylykëve
Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të destinuar për të burgosurit, blerë për 1.5 milionë euro nga ministria e Drejtësisë në mars të vitit 2017 dhe që, sipas po kësaj ministrie, tashmë ishin zhdukur, ngre dyshime të mëdha mbi tri kompani private që kanë fituar tenderin për furnizimin me këto aparatura.
Nga një investigim i kryer ditëve të fundit prej Shqiptarja.com, rezulton se tenderi ishte hapur nga ministria e Drejtësisë më 30 dhjetor 2016, kur ministër në detyrë ishte Ylli Manjani.
Tenderi paraqet shumë pika të errëta:
1 – Në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike (pse morën pjesë atëherë?)
2 – Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë.
3 – Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale)
4 – Në një muaj kohë, Bashkimi i Operatorëve nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me softëare-in e administrimit të tyre, siguroi të gjithë materialin nga jashtë vendit, realizoi një aplikim të ndërlikuar telefonik, e dorëzoi dhe arkëtoi 150 milionë lekët e reja të para nga ministria (një afat me të vërtetë rekord për të përfunduar punën).
Bashkimi i Operatorëve përbëhej nga tri shoqëri shqiptare: Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions. Është pikërisht prania e kësaj shoqërie të fundit ndër fituesit e tenderit, që tanimë ka bërë të dyshojë Prokurorinë e Përgjithshme, e cila po heton mbi skandalin. Në fakt, shoqëria Soft & Solutions ka lidhje të drejtpërdrejta me një njeri shumë të afërt me LSI-në dhe, për rrjedhojë, me ministrin në detyrë në kohën e zhvillimit të tenderit, Ylli Manjani. Fjala është për Ermal Beqirin, aktualisht përgjegjës i IT-së pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, historia profesionale e të cilit është e lidhur ngushtë me politikën.
Ermal Beqiri në fakt ishte një ndër tre ekspertët, të cilët, në vitin 2011, bënë që të binte akuza ndaj Ilir Metës për korrupsion, duke treguar se video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti, që implikonte liderin e LSI-së, ishte manipuluar. Po ai ka qenë edhe një ndër ekspertët teknikë që në vitin 2013 hetoi për llogari të qeverisë skandalin e pretenduar të serverit të Tatimeve.
Tenderi i shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit rezulton se është kontestuar në fazën përgatitore nga kompania “B.360” sh.p.k., pjesëmarrëse në garë.
Skandali/Dorëzohen byzylykët, Ilir Qafa: Erdhën disa kuti
Përfaqësues të bashkimit të operatorëve që ka fituar tenderin prej 1.4 milionë euro për ndërtimin e sistemit të mbikëqyrjes elektronike dhe pajisjes së kësaj zyre në varësi të ministrisë së drejtësisë me 300 byzylykë elektronikë ishin sot në Ministrinë e Drejtësisë.
Prania e tyre në ambientet e ministrisë këtë të mërkurë ishte për të dorëzuar pranë ministrisë byzylykët të cilët prej 1 jave janë lajmi i ditës në mediat e vendit pas zbulimit të skandalit se këto byzylykë sipas ministrisë mungojnë.
Por këta persona me vetë kanë vetëm një çantë të ngjashme më atë të një kompjuteri portabël dhe asnjë kuti që mund të mbahet në të një apo disa byzylykë.
Për të konfirmuar se këto byzylykë u dorëzuan pranë ministrisë së Drejtësisë në një komunikim me mediat u paraqit dhe kreu i shërbimit të provës Ilir Qafo, por i pyetur se sa byzylykë u dorëzuan ai nuk dha një përgjigje.
“Janë depozituar arkat e pajisjeve, por nuk jam pjesë e grupit të punës dhe nuk mund të shprehem, është një proces që është duke u zhvilluar”, deklaroi ai.
Qafo u shpreh se me dorëzimin e këtyre pajisjeve pranë ministrisë puna në shërbimin e provës do të vështirësohet.
“Çdo hallkë burokratike teorikisht zgjat kohën e reagimit, mendoj që dhe kjo mund të jetë një hallkë e tillë që do të kërkojë kohën e vetë fizike për ta realizuar”, tha drejtor i Shërbimit të Provës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com