Dorëzohen materialet e para zgjedhore në KZAZ, ankohet PD: Kushte të tmerrshme pune (VIDEO)

Nisën këtë të mërkurë mbledhjet e para të KZAZ-ve për t'u dorëzuar komisionerëve materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2019,  këtë vit ishin dhe përfaqësuesit e PD dhe LSI.

Konstituimi i KZAZ-së nr 39 në kryeqytet nuk kaloi pa debate. Komisionerët e PD vendosën në pikëpyetje seriozitetin me të cilin po zhvillohej mbledhja, duke kërkuar kushte më të mira.

“Nuk ka ta tavolina për të shkruar, tavolina për kompjutera. Kur shkohet në një vend pune shkohet me kushte. Kur të vija këtu duhet të gjeja të gjitha kushtet siç i takon një komisioni. E tmerrshme! E shikoni vet si ka ardh KQZ sot”, u ankuan komisionerët e Partisë Demokratike.

Në ditën e parë të mbledhjes u dorëzuan materiale të tilla si vula e KQZ, regjistri i vendimeve, libri i protokollit dhe regjistri i korespondencës. Konstituimi i 92 KZAZ-ve nisi sot dhe do të zgjasë deri në datë 29 janar.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë