Dorëzohet Juve, Ronaldo dopietë
Bayern dhe Ibra dhurojnë spektakël

Champions League ka dhuruar emocione pa fund me krye ndeshjen mes Realit dhe Juves, teksa në fund fati u ka buzëqeshur vendasve mes kartonëve të verdhë dhe të kuq, penalltive dhe luftës së fortë sportive. Reali e ka nisur mjaft pjesën  e parë të ndeshjes duke u imponuar direkt në sulm për të siguruar golin sa më shpjet në mënyrë që të kontrollonte sfidën më pas me më lehtësi. Ronaldo dhe Di Maria rrezikojnë portën e Buffon shumë shpjet, teksa portugezi në rastin e parë që gjuan në portën e Buffon e dërgon topin në rrjetë duke befasuar juventinët.

Por ‘Zonja e Vjetër’ nuk dorëzohet lehtë dhe tenton barazimin me Tevez dhe Loreten. Pirlo dhe Vidal në mesin e fushës po mbanin topin sa më larg zonës së tyre duke e zhvendosur lojën në fushën kundërshtare. Pas disa minutave të mira është Pogba që vuan fuqishëm në portën vendasve, por Casillas grushton, topi kthehet dhe gjen Lorenten në vendin dhe kohën e duhur që dërgon topin në rrjtë duke vendosur barazpeshën në ‘Berbabeu’. Reali nuk pajtohet me barazimin dhe hidhet i tëri në sulm.

Modric harkon një top të rrezikshëm në zonë pas një goditje dënimi duke sjellë rrëmujë dhe panik në zonën juventine. Kielini pengon Ramosin të godasë me kokë dhe për arbitrin është penallti. Në të 29’ Ronaldo merr përsiër ekzekutimin e gjuajtjes duke e kthyer në gol dhe rikthyer përsëri avantazhin për ‘Los Blankos’. Juvja tenton përsëri me Tevez për të barazuar me një gjuajtje të rrezikshme, por topi përfundon mbi tranverz. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Reali e nis përsëri në sulm, Ronaldo zbret bukur në kundërsulm, teksa në një duel shpejtësie me Kielinin, ky i fundit e pengon dhe arbitri i nxjerr kartonin e kuq duke e larguar, Juve mbetet me 10 lojtarë.

Ronaldo gjuan goditjen e dënimit, por topi përfundon në mur. Në minutën e 60 Reali humb një rast të artë për shënim, Di Maria jep një top të bukur për Arbeloan që e hedh në zonë për Benzemanë me portën bosh, por francezi e nxjerr jashtë duke bërë më të vështirën. Vidal kundërpërgjigjet duke shkelmuar barin në vend të topit dhe kërkon penallti. Anceloti fut në lojë edhe Balen që i jep më shumë gjallëri lojës së Realit në sulm, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi duke zbritur Juven në vendin e tretë në grup, teksa Reali udhëheq i ndjekur nga Gallatasarai. PSG ka fituar 5-0 me Anderlehet me katër gola të Ibrës, ndërsa Benfika dhe Olimpiakos janë ndarë në paqe 1-1. City ka fituar në Moskë 1-2, ndërsa Mynih me Plzen 5-0. Për ekipin e Bayernit kanë shënuar Riberi dy herë, Alaba, Shvainshtager dhe Getze.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq