Në prag të festave të fundvitit, kur qytetet gjallërohen nga njerëzit, dritat dhe aktivitetet, koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti, e ka cilësuar qytetin e Kavajës me një qytet të vdekur.
Një deklaratë e rëndë kjo për një zyrtar të PD, i cili ka sulmuar kështu ashpër kryebashkiakun e djathtë të Kavajës, Fisnik Qosja, i kandiduar në 2023 nga Sali Berisha.
Në një deklaratë për Syri TV, Dorian Teliti, tha se është nga Kavaja me origjinë dhe se i vjen turp që ky qytet mbyllet që në orën 6 të pasdites dhe kthehet në një qytet të vdekur.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Nuk dihet nëse Telitit i ka shpëtuar goja, duke e harruar që Kavaja drejtohet nge PD-ja, apo kjo deklaratë është e koordinuar. Megjithatë, duke ditur se në PD nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Berishës, prevalon kjo e dyta.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po shum mir ja ka bo Fisnik Qosja kavajsve. Kavajsit jan aq tē trash sa ska ku tē shkoi mē. Po bēhet burr QOSHA ? ? ?
Përgjigju