Dorina Mema tregon për jetën e saj në Dubai dhe ndryshimet që i kanë ndodhur

Dorina Mema tregon për jetën e saj në Dubai dhe ndryshimet që i kanë ndodhur

Dorina Mema

Modelja e fitnesit, Dorina Mema ka dhënë disa këshilla për pjesën e shëndetit dhe ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale.

Akoma pa u ulur, ajo sqaroi keqkuptimin e shumë mediave, të cilat publikuan fjalët e saj, ku thoshte se seksi është i shpifur.

“Ata morën vetëm pjesën e parë të fjalëve, pasi kam thënë edhe pjesën se ndikon në marrëdhënjen njerëzore”, ka thënë ajo.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo tregoi për jetën e saj në Dubai, ku jeton bashkë me një familje.

 “Në Dubai unë kam një familje dhe nëna e asaj shtëpie më do shumë,  më ka mësur edhe islamin. Është familja që kam në Katar”, është shprehur Dorina.

Nga mënyra se si shprehet,  ajo po merr edhe njohuri në fenë islame dhe ka treguar se ka 7 ëngjëj të cilëve u lutet dhe më pas këto dëshira i realizohen,  gjithmonë kur zemra është e pastër.

Ajo ka treguar se është bërë rastësisht pjesë e informacioneve për fenë, ku gjithçka ka nisur duke kërkuar informacione mbi shëndetin.

Dorina do të diplomohet në degën shkenca epigenetike dhe është drejtoresha ekskluzive e një prej sektorëve të një kompanie globale në Dubai, por me bazë në Gjermani.

Ajo gjithashtu po punon për një libër në lidhje me bazën hormonale që merret nga sportistët dhe ndryshimet që pëson ADN-ja e tyre.

Dorina ka treguar për efektet e substancave që marrin sportistët e ndryshëm për të rritur energjinë e tyre trupore.

“Substancat që po marrin shumë sportistë është zbuluar që mund të shkatërrojnë edhe ADN-në. Ulet estrogjeni e rritet testosteroni i huaj dhe shkatërrohet gjithë sistemi hormonal”, ka thënë ajo në lidhje me efektet e substancave të dëmshme.

Gjithashtu ka treguar një recetë që e përgatit çdo ditë, zien kockat, e sidomos zierja  e kokës së qingjit dhe më pas hedh lëngun e limonit.

 E pyetur për jetën personale ajo ka treguar se ajo është me dikë jo publik, që nuk do ta bëjë pjesë të mediave.

Gjithashtu 36-vjeçarja është shumë e fokusuar tek karriera dhe ushëtimet.

Modelja e fitnesit është shprehur edhe për marrëdhënjen e saj me vajzën.

“Ajo është një natyrë fantastike, dita fillon me të qeshur dhe mbaron me të qeshur. E kam me vete në udhëtime. Do doja të isha shumë si ajo, pasi i merr gjërat shumeë lehtë nuk stresohet”, ka thënë ajo për vajzën.

Lidhur me pyetjen se sa e toleronte në jetën e saj, ajo është shprehur se fëmija duhet të lihet i lirë në zgjedhjet e tij.

Unë doja të bëhesha balerinë pasi kisha shumë aftësi, por koha nuk e lejonte”, ka shprehur ajo ëndrrën e saj.

Dorina e mbylli intervistën me pjesën se njerëzit kanë nevojë për një jetë me motivim dhe çdo gjë mund të arrihet nëse do vërtet.

Dorina Mema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuriu: 07/11/2019 19:30

    Eshte vertet eskorte,,duket si vajze e mbare..

    Përgjigju
  • karidi: 06/11/2019 14:55

    eskorte sheikesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja