Eurodeputetja Doris Pack i është shtuar listës së kritikëve të zëvendësimit të anëtarit të
KQZ-së nga mazhoranca e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për Top Channel, Pack vlerëson se kjo lëvizje ishte, së paku, e panevojshme; se me ndihmën e ndërkombëtarëve KQZ duhet "shëruar", siç shprehet ajo, jo vetëm për të garantuar pavarësinë e këtij institucioni, por edhe për të hequr ankthin e zgjedhjeve jokorrekte.
Doris Pack: Pikë së pari ajo që duhet të shohim ne është që ky organ të jetë i pavarur. Nuk ka rëndësi se si është votuar në të kaluarën dhe me cilën
Për mua ishte e panevojshme, që të ndryshohej Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sepse ishte një organ i pavarur dhe duhet të jetë i tillë.
Ju keni këshilluar, apo mbrojtur në momente të vështira Kryeministrin Berisha. Cila është këshilla juaj për të dhe si mund të ndryshohet kjo situatë?
Së pari unë nuk i jap kurrë këshilla ndonjë Kryeministri, qoftë në Shqipëri apo në një vend tjetër. Unë jap përgjigje, nëse pyetem për ndonjë gjë dhe askush nuk më ka pyetur kësaj here. Pra po them atë që doja unë të thoja. Nëse do të kisha qenë unë në pushtet, nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi kjo ishte e panevojshme dhe po errëson Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Unë shpresoj që ky Komision të "shërohet".
A mendoni se mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme më këtë lloj KQZ-je?
Shpresoj që kjo çështje e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të "shërohet", në një mënyrë apo në një tjetër, ndoshta nëpërmjet ndërkombëtarëve që jetojnë në Shqipëri, duke ndihmuar qeverinë dhe opozitën, si gjithnjë, për të gjetur një rrugëdalje nga qorrsokaku. Pra unë shpresoj se ata do t’i ndihmojnë ta rregullojnë këtë gjë.
Marrë nga Top Channel
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.8%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44