Nuk ka asnjë surprizë, Borussia Dortmund është kualifikuar në finalen e DFB-Pokal pas fitores prej 2-0 kundër Wolfsburgut në Signal Iduna Park.
 
 Ekipi i drejtuar nga Klop zhvilloi një ndeshje fotokopje të asaj me Realin e Madridit në Champions duke qenë të pandalshëm në fushë. Sfida është mbyllur në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Mkhitarya dhe Levandosvski.
 
Në minutën e 12 të ndeshjes Reus dha një pasim të bukur për Henrikh Mkhitaryan, i cili nuk e pati të vështirë që të dërgonte topin në rrjetë, ndërsa 2 minuta nga fundi i pjesës së parë Levandovski vulosi shifrat në 2-0 duke hipotekuar finalen. Tashmë Dortmundi pret ekipin e Bayern Mynih, i cili do të ndeshjet nesër në gjysmëfinale me Kaiserslautern.
 
Premier League

Arsenali ka fituar ndeshjen e prapambetur me West Ham United me rezultatin 3-1 duke rimarrë vendin e 4 për momentin, pasi Evertoni ka një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.
 
Golat për ekipin e Venger u shënuan nga Podolski dy herë dhe Giroud duke mos e vendosur në diskutim në asnjë moment tre pikëshin.
 
Por situata për Arsenalin është e rrezikshme, pasi në rast fitoreje të Everton me Crystal Palace nesër, atëherë do të zbriste ‘topçinjtë’ sërish në vendin e pestë duke i lënë jashtë Champions League, por deri në fund janë edhe 4 ndeshje, të cilat cilësohen si finale për të dy ekipet.


d.b/shqiptarja.com