Dortmundi ka shfryrë të gjithë inatin e këtij edicioni me Bajernin duke e shkatërruar brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 0-3. Ekipi i Klop zhvilloi një super ndeshje duke eklipsuar kampionët e rinj të kampionatit gjerman, edhe pse janë shumë pikë përpara. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Bajernit, teksa duket se forcat i ka përqenduar në Kupë dhe në Champion League, ku e pret Reali i Madridit. Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, golat për ekipin e Borusias u shënuan në pjesën e parë nga Henrikh Mkhitaryan, ndërsa të aktin e dytë Reus dhe Jonas Hofmann vulosën triumfin duke vazhduar garën për vendin e dytë në kampionat, Bajerni është shpallur kampion.

FA CUP
Pas dështimit në Champions dhe në Premier League, Arseanli arrin që të kualifikohet në FA Cup, pasi eliminoi me penallti Wigan Athletic. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rrejta të paprekura, e dyta nisi e mirë për ekipin e Wigan që shënoi Gomez nga pika e bardhë, por ekipi i Venger nuk u dorëzua dhe barazoi me kapitenin Metesaker duke dërguar ndeshjen në shtesë, por fituesi u përcaktuar nga pika e bardhë, ku fitues doli ekipi i Arsenalit

Premier League
Nesër në Premier League do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e edicionit, pasi me shumë mundësi do të përcaktojë edhe fituesin e kampionatit. Liverpul-Manchester City do të mbërthejë para ekranit mijëra tifozë nga e gjithë bota. Aktualisht kampionati udhëhiqet nga Liverpul, por City ka dy ndeshje pa zhvilluar, ndërsa Liverpuli arrin që të fitojë, atëherë hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion duke sfumuar Çelsin, Arsenalin dhe sheikët.


d.b/shqiptarja.com