TIRANË - A1 Report ka siguruar videon e filmuar në lokalin Viva në zonën e Bllokut në Tiranë. Videoja që ka lidhje me çështjen Doshi, si edhe e shikoni tregon pamjen e tavolinës ku ndodhej prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, Fation Skënderi i njohur ndryshe si Toni kombinatit, dhe pronari i restorantit.
Në video është zëri i një personi, që gjatë ditëve të fundit të muajit gusht dhe ditëve të para të shtatorit 2014, ka regjistruar në mënyrë të fshehtë në restorantin Viva në zonën e Bllokut në Tiranë Beci Eugen Beci dhe Fation Skënderi.
Videoja duhet të ishte pjesë e provave që do vërtetonte, se ka pasur një komplot për të ekzekutuar deputetin Tom Doshi.
Tani Prokuroria po heton për të zbuluar indetitetin e personit që ka regjistruar videon, që do të bënte të mundur zbulimin e plotë të shkaqeve të komplotit dhe gjithë përsonat që janë përfshirë në të.
Videoja është regjistruar me një telefon celular nga një burrë, që lëvizte brënda lokalit, duke u shtirur se po zhvillonte një bisedë. Por në të vërtetë fliste me vetën, dhe zëri është regjistruar së bashku me imazhet.
Por kujt i përket ky zë?
Prokuroria është e bindur se e ka identifikuar, por për siguri të plotë është e domosdoshme edhe një ekspertizë. Sepse imazhet e regjistruara nga telekamerat e lokalit, mund të tregojnë pamjet ose fytyrën e burrit misterioz, por që nuk ndodhen më në memorien e hard diskut të sistemit.
Shkak është se pas disa muajsh pamjet fshihen në mënyrë mekanike nga sistemi. Çfarë tregon se zëri është gjurma kryesore për të identifikuar burrin.
/Shqiptarja.com

VIDEO
që filmoi tavolinën te "VIVA"">