Dosja 339/ Ish-deputeti socialist me shoferin dhe 4 të tjerë dërgohen në gjyq për korrupsion

TIRANE-Pas 12 personave që u dërguan në gjyq pak ditë më parë në kuadër të dosjes 339, Report Tv mëson se po ashtu janë mbyllur hetimet duke u çuar në gjyq edhe 6 të tjerë për korrupsion mes të cilëve është edhe ish Drejtori i Burgjeve Arben Çuko. Në gjyq kanë përfunduar, Arben Çuko, shoferi i tij, Qerim Musha, Fatos Llaftiu, Denis Llaftiu dhe dy të tjerë.

Ish-deputeti socialist së bashku me shoferin dhe katër persona të tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë. Ata u kapën nga përgjimet duke biseduar lidhur me transferimin e një të dënuari. Aktualisht ish-drejtori i Burgjeve është në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Hetimet për dosjen 339 vijojnë për disa persona dhe shumë akuza. Pak ditë më parë u dërguan në gjyq 12 emrat e parë, mes tyre dy nipërit e ish-deputetit Arben Ndoka dhe ish-kampioni i mundjes; Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim “grupi të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal”.

Sqarojmë se po në dosjen 339 janë shkëputur hetimet dhe vijojnë për grupin e Shijakut, Avdylajt po për trafik droge, por gjithashtu po vijojnë edhe në një pjesë tjetër për cështjen e shit-blerjes së votave, ku pak ditë më parë u mor në pyetje për 5 orë te Krimet e Rënda për verifikim kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, por edhe shumë persona të tjerë. Përgjimet e zbardhura në vitin e fundit, por edhe pak javë më parë shkaktuan akuza të forta nga opozita në drejtim të tij, ndërsa Dako vendosi të mos garonte në 30 Qershor për një tjetër mandat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poligoni i Qitjes: 21/06/2019 09:19

    SHPETUAM DHE NE NGA KY MOSTER

    Përgjigju
  • Mali: 10/06/2019 17:59

    Paçi kemben e mbare edhe per te tjeret. Amanet hiqni kemben zvarre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja