Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lirojë nga qelia ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato, i cili ndodhej në “arrest në burg” në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “5D”.
Me vendimin e shpallur këtë të martë, Apeli pranoi ankimin e Qatos dhe zëvendësoi masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”
SPAK ka kërkuar 9 vite burg për Qaton i cili përballet me akuzat e korrupsionit pasiv në katër raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Procesi gjyqësor për dosjen 5D është në fazën e mbrojtjes së të pandehurve.
Lajmi në përditësim
Komente







