Dosja ‘Ahmetaj’, gazetarja Banushi: Janë pyetur mbi 90 persona! Ish-ministri po lobon me deputetët t’i japin kohë! Çollaku: Mazhoranca po e ndihmon të arratiset

Deri tani janë pyetur mbi 90 persona në lidhje me hetimet që po zhvillohet për ish-ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK i ka kërkuar Kuvendit që të lejohet kontrolli i banesës së tij, por edhe heqjen e mandatit që t’i hapet rrugë arrestimit. Kështu bëri me dije gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, në emisionin ‘Studio Live’, e cila shtoi se avokatët e ish-ministrit nuk bien dakord me kërkesën e SPAK, në mbledhjen e Këshillit të Mandatave.

‘Janë pyetur mbi 90 persona për dosjen e Arben Ahmetajt. Avokatët pasi të paraqesin kërkesë e tyre kam përshtypje do bien dakord dhe do pranojnë të lejohet kontrolli i banesës pasi kërkesa e SPAK është lejimi i kontrollit të banesës por edhe me arrestimin. SPAK ka punuar imtësi dhe ka mundur të verifikojë disa prej akuzave që janë kundër tij. Është një rrugë e gjatë, këto vonesa mesa shoh. Mendoj se Ahmetaj po lobon më deputetët që t’i japin kohë. Në këto kushte nuk është e vështirë të gjesh edhe vendin me të cilën mund të arratisesh. Më shumë është lobimi që ai kërkon brenda deputetëve.’- tha Banushi.

Ndërkohë deputeti Kreshnik Çollaku tha për gazetarin Arbër Hitaj, se mazhoranca po e ndihmon Ahmetajn që të arratiset.

‘Ishte një procedurë që mund të zhvillohej për 30 minuta dhe nuk e kuptoj sepse shtyhet akoma. Ka edhe sot refuzojnë që ta kalojnë vendimin për në seancën e nesërme, por shtyn për ditën e hënë. E në rast se kjo ndodh tregon se qartësisht se po shtyhet nga mazhoranca për t’i dhënë kohë arratisjes së zëvndës kryeministri. Është poshtëruese fyese edhe për vetë mazhorancën. Në rast se kjo arrati ndihmohet nga këto shtyrje zgjatje për të lejuar SPAK të procedojë në mënyrë ligjore e ndot këtë parlament.  Po e bëjnë për të ndihmuar arratinë e tyre. Një i arratisur i këtij niveli të lartë ku bllokojnë. Imagjinoni të shtyhet kjo e drejtë e SPAK edhe një javë tjetër. Është vetbaltosje e dytë.’- tha Çollaku.

Të hënën në orën 17:00 do të mbahet seanca e posatçme për t’i dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Avokatët e tij të pranishëm në mbledhje, thanë se akuzat ndaj tij janë hamendësime ndërsa refuzuan të tregojnë se ku ndodhet ish ministri.

    M.Q./S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

    Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni