Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar të paktën 52 prona, llogarive bankare dhe pasurive të tjera me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin gjashtë personave nën hetim në dosjen e "AKSHI-it", mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK vetëm biznesmenit Ergys Agasi i janë sekuestruar 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.
Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në to në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe. Ergys Agasit i sekuestrohen gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament. Një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover defender 2023 si dhe tre llogari bankare. Në mesin e asetevë të sekuestruara është edhe një pjesë e "Equos Resort".

Equos Resort
Agjentët e BKH dhe Policia e shtetit mësynë edhe në pronat e bisnesmenit tjetër të hetuar nga SPAK për lidhje me dosjen e AKSHI-t, Ermal Beqiri, ku ka sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese, një jaht luksoz, automjete të tjera si dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve. Biznesmeni në kërkim e ka vendosur jahtin 'Predator 50 Skyfall' me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions". Në sy bien edhe trualli në resortin "Green Coast" dhe vila luksoze në "Rolling Hills".
Në mesin e pasurive të sekuestruara janë edhe 5 pasuri të paluajtshme (përfshirë një apartament 73 metër katror), një makinë tip Volksëagen dhe disa llogari bankare të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila në fakt rezulton me numrin më të vogël dhe vlerën më të ulët të pasurive të sekuestruara dhe krahasuar me pasuritë që i janë sekuestruar personave të tjerë nën hetim.
U janë sekuestruar vlera monetare në llogari bankare edhe tre biznesmenëve 123 milionë lekë Gëzim Hoxhës, 505 milionë lekë Andi Papës dhe mbi 100 milionë lekë Elision Jorgjit.
Hetimet paraprake të SPAk përfshijnë disa vepra penale, si konkurrencë e paligjshme me dhunë, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera publikë, korrupsion pasiv të funksionarëve publikë, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në “arrest shtëpie”.
(Kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë të SPAK)
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente












KJO ESHTE SA PER TU DUKUR..MBAS 3 MUAJSH JA KTHEJNE PRAPE PRONAT KRIMINELEVE...SIC JA KTHYEN PAS OPERACIONIT..O.F.L.P...
PërgjigjuAsigjo si ka sekuestruar ktyre.Ky ermali ka ik me avion privat qe e ka pas blere vet.Ne fluturim e ka spaku ta shikoj ku ka ik me carterin e vet.Ndersa gysin ne vilen e vet e ka si gango edhe ka garancine e te madhitqe se prek njeri.Koka bandes.
Përgjigju