Supë kremoze me pazi dhe djathë

Përbërësit:

  • 200 gr pazí ose spinaq
  • 1 lugë miell misri
  • 300 ml qumësht
  • 150 gr mozzarella
  • 150 gr djathë i shkrirë Arla
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Pak spec i kuq
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Priteni pazínë hollë dhe skuqeni lehtë në vaj ulliri derisa të bjerë në volum. Shtoni gjalpin dhe miellin e misrit, përziejini mirë dhe lërini të skuqen pak që të mos mbetet shije mielli. Shtoni pak spec të kuq dhe kripë sipas shijes. Hidhni qumështin gradualisht duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Shtoni djathin e shkrirë dhe djathin mozzarella. Përziejini derisa të shkrihen plotësisht dhe masa të bëhet kremoze. Shërbejeni supën të ngrohtë me bukë të thekur.