Fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurisë si dhe pastrimi i parave bashkë me korrupsionin, janë akuzat zyrtare të SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria ka identifikuar një seri veprimesh financiare, pagesa dhe transaksione me përfitues final ish-ministrin e financave partneren e tij aktuale dhe ish gruan. SPAK pretendon se procedurat janë kryer duke përfshirë e angazhuar persona të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së vërtetë të këtyre pasurive.
“Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka. Kjo vilë nuk është deklaruar ndonjëherë nga Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ekziston dyshimi i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.
Në lidhje me akuzën e fshehjes dhe deklarimit të pasurisë, SPAK ka zbuluar edhe një rast tjetër.
“Deklarim i rremë i shumes së investuar dhe burimit të saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek Shallvaret, me shoqërinë “Lani" sh.p.k.. Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka në deklaratat e pasurive, shkruajnë se shuma me përafërsi 105 000 euro ka si burim kursimet, kredi bankare dhe shitjen e pjesëve takuese të investimit. Kredia e referuar si burim, ka pasur si qellim blerjen e një apartamenti dhe është disbursuar ne llogarinë tyre me date 24.08.2016, ndërkohe qe pjesa me e madhe e investimit te mësipërm, është kryer ne periudhën janar 2004-korrik 2006”, thuhet në dosje.
SPAK e akuzon Ahmetajn edhe për fshehje të shumes 3 123 880.3 leke, te paguar përgjatë viteve 2019 dhe 2020, ne investimin e bere për rregullimin/punime brenda AIRBN ne katin e dyte, te pallatit te ndërtuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani" sh.p.k., shtetasit V.K dhe E.M. Prokuroria thekson se Ahmetaj fshehu edhe shumën 2007 373 lekë, te paguar gjate viteve 2019 dhe 2020 nga shoqëria Integrated Technology Services për rregullimin/punime ne ambientin e brendshëm AIRBN e cila ndodhet ne katin e dyte, te pallatit të ndërtuar me bashkeinvestitoret shoqërinë “Lani" sh.p.k.
Akuza tjetër e SPAK për Ahmetajn, lidhet me dy apartamente në Selitë me vlerë mbi 170 mijë euro.
“Fshehja e shumës prej 170 480 euro, në vitin 2016 dhe 2017, dhe deklarimi i rreme i burimit te saj, duke u mbuluar natyra e vërtetë dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndaj shtetasit Andi Boni pagese e kryer ne perfundim nga shtetasi Helidon Begaj), të 2 (dy) apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj”, thuhet në dosje.
Trualli dhe vila në Hamallaj, tashmë të sekuestruara, janë një episod tjetër në akt-akuzën e SPAK ndaj Ahmetajt.
“Fshehja e pasurisë dhe deklarimi i rreme, truall + ndërtesë me nr pasurie 1 /110 me sip trualli 521.13 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 98 m2 në Hamallaj, e identifikuar si Vila Saphire nr. 22, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, në vijim ne emër te shtetasit Gerian Kuka e më pas në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj”, thuhet në dosje.
Hetimet kanë zbardhur fshehjen dhe deklarimin e rremë, të shumës totale te shpenzuar për investim ne Vilen nr. 22 Hamallaj, pasi Ahmetaj nuk ka deklaruar vlerën reale te shpenzimeve duke fshehur minimalisht shumen prej 137 000 euro te paguar nga shoqeria Egeu Stone sh.p.k. qe përfshin pjesën e rikonstruksionit, riparimit te këtij objekti (pa perfshre arredimin).
Sipas SPAK, Ahmetaj ka fshehur dhe deklaruar në mënyrë të rreme shumën 130 000 euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke mbuluar natyrën e vërtetë të burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetasit Besmir Prifti, të 1 (një) apartamenti me sip 178.68 m2 dhe 1 (një) garazhdi, me sip 21 m2, në Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar “Integrated Technology Services" sh.p.k. nëpërmjet shtetasit Besmir Prifti.
Një tjetër shumë e fshehur, sipas SPAK, është edhe ajo e 140 mijë eurove për një apartament 178.68 m2 në Selitë.
“Fshehje e pasurisë dhe deklarim të rremë, të shumës 140 000 euro, në vitin 2018, duke e paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të apartamentit me sip 178.68 m2 dhe l (një) garazhdi, me sip 21 m2, në Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria "Sheron" sh.p.k., vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food’ sh.p.k”, thuhet në dosje.
Me veprimet e mësipërme, sipas SPAK, ekziston dyshimi se Arben Ahmetaj, ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, pasur parasysh veprimet e kryera me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së pasurisë së paligjshme, të përfituar si pasojë e komisionit ose burime të tjera të paligjshme.
Po keta te tjeret qe kane ndihmuar Ahmetajn te pastroje parate e krimit te korupsionit perse nuk merren te pandehur? Boni, Prifti, Goxhaj, Memeqeja i sallamit te prishur, Kukaj, Begaj etj. A jane keta bashkepuntor ne krim apo jo? Cfare kane perfituar ata ne kembim te ketij krimi? CFARE FAVORESH KA MARRE MEMEQEJA NE DOGANA, TATIME DHE NGA INSPEKTORISTET? DO ARRESTOHEN DHE KETA BISHTA SEKSERE TE KORUPSIONIT?
PërgjigjuTe quhet jo Memeqeja por edhe Teqeja. Ky eshte ai qe hante sallamin e prishur live ne Tv. Duhej te ishte ne burg me kohe por kur AKU, dogana, tatimet dhe ISHP jane te koruptuara, mire jua ben qe ju furnizon me mish te kalbur.
Quhet Sokol Meqemeja ai qe furnizon gjithe Shqiprine me mish or teeeejjjjj
Po tigri ka ikur ama nga dogana e kakavijes. Dini gje juve
Përgjigju