TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje Gjykatës së Tiranës në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.
Sipas Ministrisë së Drejtëisë, ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin ndërsa ka deklaruar se Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi.
"Në referencë tuajës, nr. 1862 akti, datë 02.10.2019, për informacion në lidhje me shtetasin Albert Veliu, ju informojmë se ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri.
Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr. 32/11 prot. BK datë 26.08.2019 u ka komunikuar autoriteteve belge kërkesën për ekstradimin e këtij subjekti autoriteteve belge të drejtësisë dhe mbetet në pritje të njoftimit mbi vendimin e ekstradimit nga këto autoritete", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranoi kërkesën dhe seanca e radhës është caktuar data 30 tetor, ora 13.30.
Pas vendimit për të ekstraduar në Shqipëri, Albert Veliun, gjykata kërkoi informacion nëse ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë apo nëse është në liri, vend ku ai kishte shkuar për të kërkuar azil politik pasi u arratis nga Shqipëria me denoncimin se e gjithë historia ishte një sajesë.
Belgjika disa javë më parë i refuzoi kërkesën për azil politik Albert Veliut, ndërsa një javë më parë nga salla e gjyqit i pandehuri Alfred Alizoti, i cili është nën akuzë së bashku me "Babalen" për audio-përgjimin e rremë më Agron Xhafën, tha se në Bruksel "Babalja" u prit dhe u strehua nga njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private, fakte të cilat sipas tij ja kish treguar ish-deputeti Ervin Salianji.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 3194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor, 16:42
-
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg, Ja vendimi i arsyetuar i gjykatës së Apelit për ish-deputetin e PD-së
18 Nëntor, 13:01
-
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës
18 Nëntor, 11:42
-
Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin
17 Nëntor, 12:23
-
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
14 Nëntor, 09:31
-
U dënua për ‘Babalen’/ Denoncimi i Bardhit: Skandal, Gjykata e Apelit po vonon zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianjit! Po pengohet rekursi, regjim totalitar
11 Nëntor, 12:52