Në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritej sot vendimi për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjit, për dosjen Babale. Disa deputetë demokratë të të dyja palëve në ‘luftën’ brenda PD janë mbledhur për të qenë bashkë dhe pranë kolegut të tyre, i cili rrezikon burgun. Deputetë si Luçiano Boçi, Luan Baçi, Zef Hila etj të Rithemelimit janë bërë bashkë me deputetë si Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj Sajmir Korreshi dhe Arbi Agalliu të grupit të Alibeajt në kafe së bashku me Salianjin. Por në fakt edhe sot nuk ka pasur vendim për shkak se avokati mbrojtës i Geron Xhafës ka munguar. 

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

1665995074_1665995023cd1d367e7c3545b4b4b95498656b5274.jpg

1665996632_WATERMARKREPORTtv.00055919.Still011.jpg

1665997111_ok.jpg

 

Deputetët e PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Xhelal Mziu i emocionuar, ndan foton e deputetëve demokratë: Më në fund filloi bashkimi i PD, fitore

1662542224_mziu.png

Deputetët e Partisë Demokratike janë parë sot në një tryezë, të bashkuar për gjyqin e deputetit Ervin Salianji, pas disa muajsh përplasjesh.

Në foto viheshin re deputetët Luçiano Boçi, Luan Baçi, Zef Hila, etj, të grupit të Rithemelimit dhe deputetë si Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Sajmir Korreshi dhe Arbi Agalliu të grupit Alibeaj. Këtë foto e ka ndarë edhe deputeti Xhelal Mziu i cili shkruan i cili i emocionuar shkruan: “më në fund filloi bashkimi i PD”.

“Më në fund filloj bashkimi i PD, nga gjyqi i Salianit, të deleguarit e grupeve, kandidatët e përbashkët e deri tek unifikimi i PD dhe në finale, fitorja në zgjedhjet vendore 2023!” shkruan Mziu në postimin e tij.

Ora 11:31
Shtyhet sërish seanca, Salianji: Nuk kuptohet vonesa, drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi! Mazhoranca presion

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka cilësuar të padrejtë shtyrjen e disatë të seancës për vendimmarrjen në Apel për dënimin ose jo të tij.

“Edhe sot u gjet një arsye, nga ai që është bërë sebepi i akuzës, për ta shtyrë përsëri seancën gjyqësore. Në publik ai që ka bërë akuzën dhe për të cilën unë jam në gjykatë ka shkuar të bëjë burgimin. Prokuroria atë rast nuk ka bërë hetime për drogën dhe ka ngritur një akuzë qesharake për mua. Drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi, nuk është e domosdoshme të jetë avokati i palës. Pa diskutim që publiku pret ashtu si edhe ne drejtësi të shpejtë. Sa i përket atyre që thonë prezenca e deputetëve është presion unë them që përkundrazi, është inkurajim për drejtësinë, që të mos ketë ndikim politik dhe të ketë drejtësi. Mazhoranca përkundrazi bën presion, siç ka bërë edhe në këtë rast”, tha Salianji.