Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen 'Babale', është shtyrë sërish. Këtë herë shkak u bë avokati i deputetit Ledio Braho i cili kishte depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. 

Në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë i pandehuri Ervin Salianji dhe seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.  

Çfarë fshihet pas?

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi  pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Duket që Salianji i druhet një vendimi të formës së prerë të gjykatës që i kushton heqjen e mandatit të tij, nëse lihet në fuqi vendimi i gjykatës së Tiranës.

Kjo është dhe arsyeja përse Salianji po përpiqet të zvarrisë procesin gjyqësor.

Sot gjykata vendosi të konsiderojë të arsyeshme mungesën e avokatit Ledio Braho por informoi se do të njoftojë personalisht Salianin për seancën e radhës për të marrë pjesë. Gjithashtu ekziston mundësia dhe të caktohet dhe një avokat kryesisht Gëzim Buci, nëse do të ketë sërish tentativë për të shtyrë seancën.

Ndonëse u dënua me burg nga gjykata e Tiranës, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.