Report Tv ka siguruar të plotë dosjen “Metamorfoza”, në të cilën janë nën hetim 16 persona për vrasje dhe 3 tentativa vrasjeje. Bisedat e tyre u dekoduan nga autoritetet franceze të cilat janë tashmë nën administrimin e SPAK. Report Tv ka siguruar të plotë dosjen, në të cilët thuhet se gjithçka ka nisur pas një kallëzimi të bërë në janar 2023 nga 2 banorë të Velipojës për tjetërsim të pronave kundrejt biznesmenit Gjoka, i cili më vonë u bashkua me procedimin e lidhjeve të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve me personat nën hetim.

Ndër të tjera në dosjen e SPAK të siguruar nga Report TV zbulohet se ka qenë Behar Brajoviq (Behar Bajri) porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. 

Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.

"Vrasja është porositur nga Behar Brajoviq për shkak të konflikteve që ky shtetas ka me ta dhe në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij. Ndërkohë për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje

Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.

Sipas SPAK 

Behar Brajoviq ka pasur rolin e porositësit në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij

Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici. Më pas këta do të njoftonin Behar Brajoviq.

Prek Kodra është kontraktuar nga Beber Brajoviq me qëllim sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen. Sigurimin e informacioneve për vendndodhje dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjeve.

Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunon me qellim konstatimin dhe dhe ekzekutimin e Dorian Dulit Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit

Astmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit të cili e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet Behar Brajoviq.

 Denis Brajeviq ka pasur rolin e sigurimit e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e  Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Bardhyl Mavraj duke qenë në lidhje e ngushtë me Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin, etj.

Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit duke shfrytëzuar aksesin që ka ky shtetas për shkak të detyrës si Shef i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Në shkrimet më poshtë janë të zbardhura përgjimet ku tregohen bisedat si planifikoheshin vrasjet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Dosja e SPAK/ Si Nuredin Dumani ishte gati të vriste Dorian Dulin për Behar Bajrin, në këmbim të informacioneve për Talo Çelën

1669380740_JulianMalaj.jpg

Në dosje zbulohet plani për të vrarë Dorian Dulin, të cilin Behar Bajri ishte gati të paguante shifra të mëdha. Për këtë ishte kontraktuar edhe Nuredin Dumani që në këmbim kërkonte informacion pë Talo Çelën

Vrasja do të kryhej në këmbim të informacionit për Talo Çelën, armikun e përbetuar të tij. Biseda bëhet mes Bardhyl Mavrajt dhe Nuredin Dumanit

Biseda bëhet më 14 shkurt 2021

Ora 20:23  Në bisedë del në pah  mundësia që Nuredin Dumani të vrasë Dorian Dulin dhe në këmbin Bardhyl Mavraj të gjej informacion për Talo Çelën ....

.Qosh me jet vlla ishalla vetem mir degjoj per ty por eshte kjo qe nese bahena me ba pune dhe me nimu njeri tjetrin sdo zgenjehesh as ti. Per sa i perket ati talos te them une personalisht skam asnje info dhe se njof fare se sme ka pas interesu por me pyt miq e shok mase dhe na del diku por konkrete eshte puna e kti dorit qe folem.....


Në vijim Nuredin Dumani mundohet ti japë siguri Bardhyl Mavraj që mund ta ekzekutoj Dorian Dulin duke dërguar mesazhet.... ..

Dorin...do ta maroj...sa do qe tme thuash...un ste ve cmim ti shife vet...

në përgjigje të kësaj, në orën 20:27 Bardhyl Mavraj i shpjegon edhe arsyen përse kërkon të vrasë Dorian Dulin si dhe i përcakton limitet e parave që ofron për vrasjen e tij duke dërguar mesazhin...

Vlla dori sna ka ba as dem as gje se me dashte dhe te vllan e kemi me ja kry por seshte se na ka ba dam kund thjeshte eshte tu na nejt me do hasem tonet dhe per ket dona me e hek. Ta them me pasterti le qe sja vlene por nuk hellim mbi 200 per dorin... më tej gjatë kësaj date flasin për të siguruar makinë, një makinë për Nuredin Dumanin dhe pasi kanë diskutuar për makinën në mbyllje të bisedës Nuredin Dumani i dërgon mesazhet....do ti kepus...rri pa merak...ok trujt zoti vlla...mos ki kerak....hiq....

 

Nuredin Dumani ka ndjekur personat që Bardhyl Mavraj kërkon të ekzekutojë. Pasi është në dijeni të automjetit që ata përdorin.  Në një moment ku Bardhyl Mavraj kërkon ta takojë ai nuk pranon pa kryer më parë vrasjen

“Po mo vlla do takojm.. po thash të takoj smail qemali me isa buletinin me flamur në dorë. Ta kisha hek këtë k... dorin ... të vi me faqe të bardhë

Një person  që ka lidhje me Dorian Dulin është në dijeni të qëllimeve të Nuredin Dumanit dhe është gati të zbatojë planin e tij për ta ekzekutuar me shpërthim me eksploziv

“Dua ti fus eksploziv në makinë, nja 3 kg dhe nji motor me dy veta të shkojnë me u siguru mrapa... “ shkruan Dumani.

Ora 15:16
Dosja e SPAK/ 'Mos dil me blind se është RENEA!' Si e informonin Behar Bajrin kur në Shkodër zbarkonin forcat speciale

1691160186_asmerbilalibeharbajriardithasanbengaj.jpg

Gjatë një bisede të përgjuar, që është në dosjen e SPAK zbulohet  se Ardit Hasanbegaj në atë kohë shef i krimeve në Shkodër informonte Bajrin se kur forcat RENEA ishin në aksion, përmes shoferit të Pëllumb Gjokës. 

Në fund të korrikut 2020 një operacion i forcave RENEA duket që është ndërmarrë.  Në fillim është Astmer Bilali, që e informon por më pas mesazhi i shkon dhe Ardit Hasanbegaj i cili ka qenë dhe shef i krimeve në Shkodër

Më 26 korrik 2020 Astmeri informon Beharin se e ka ndjek policia dhe se kanë arrestu “Niqen”, “Arlindin”.

Astmer Bilali: Shif ti andej mos ju vjen kush

Më 27 korrik 2020

Pëllumb Gjoka  komunikon me Edmond Prekën

Edmondi i shkruan që, takova Arditin (Ardit Hasanbegaj) më tha me i thënë "Beharit" që mos dil sot me blind se kanë ardhur dy grupe Renea dhe Operacionale.

Në orën 09.39 Pellumb Gjoka i shkruan Beharit "Mos dil me blind sot se janë dy grupet operacionale dhe RENEA"

Behari: Ok vëlla.”

Më datë 28.07.2020 ora 07.05

Astmeri: Më kanë ardhë në shtëpi herët një makinë e RENEA-s dhe një makinë e policisë tonë.

Behari: Do të rrinë nga 4 – 6 ditë

Ora 15:08
Behar Bajri donte të vriste Ibrahim Licin, zbardhet biseda me Pëllumb Gjokën: Veç të thonë shpinë, sa lekë don, hap gojën, kudo që të jetë hyj e vras!'

1691150936_bajrilicitafilidumani.jpg

Në dosjen e SPAK të siguruar nga Report TV zbulohet se ka qenë Behar Brajoviq porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. 

Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.

Nga përgjimet Behar Bajri i tregon Pëllumb Gjokës që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, snajperistin i cili u përfol se do të vriste edhe kryeministrin Albin Kurti

 Më 2 korrik 2020

Pëllumbi: Ti duhet ta ndash mendjen për Dorin sepse ai shkon në Shëngjin.

Behari: E kam të ndame dhe du me e ‘hek’ pork am qef ta heq jashtë Shkodre.

Pëllumbi i sugjeron Prek Kodrën: Është shok i mirë.

Pjesë e bisedës është dhe Ibrahim Licin dhe Behari i këkon ndihmë për të mësuar vendndodhjen

Behari: Brahimi (Ibrahim Lici) qenka në kërkim

Pëllumbi: Sot do të takoj këtë shokun e policisë në Shkodër dhe ti them për ndonjë info për Brahimin.

Behari: Nëse e merr vesh premtoi sa lekë don veq ta thojn shpin dhe sa lekë don hap gojën, kudo që të jetë hyj e vras. Marr njerëz boll dhe i organizoj vetëm tek shtëpia e vet të mos jetë.

Behari e pyet Pëllumbin nëse ka besim tek ky polici dhe ai i përgjigjet që kam besim dhe do të flas me të dhe do i thotë.

Më datë 03.07.2020 ora 13.38 shtetasi Behar Brajoviq komunikon sërish me Pëllumb Gjokën.

Behari i tregon që, mbrëmë erdhi dhe më takoj "Beni", mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti.

Pëllumbi shprehet merre me të mirë.

Në orën 22.39 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën në lidhje me një person me emrin "Luli" që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dal nga burgu.

Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

Pëllumbi shprehet që, ato kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj.

Më datë 09.07.2020, ora 23.07 Behar Brajoviq i shkruan Pellumbit duke i thënë që ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për "Bracen" (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim.