Në gjykatën e Lartë ku u shqyrtua kërkesa e familjes Nika që dosja e vrasjes së 21 janarit të hetohet nga SPAK ka pasur dhe një debat mes gjyqtarit të gjykatës së Lartë Binaj I cili ka ngritur tonin e zërit ndaj përfaqësuesit të SPAK Alfred Shehu.
Gjyqtari Binaj: Cila është dispozita lidhur me regjistrimin e njoftimit për veprën penale? Prokurori ka dy mjete, në momentin që konstaton se ky njoftim për këtë veper penale ka cilësi të njoftimit për vepër penale, e regjistron. Nëse jo, e sposton nuk e regjistron. Ke detyrimin qe para një kallëzimi t’i përgjigjesh. Ka rekuizita ky njoftim?
Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës penale nuk parashikohet në asnjë rast moskompetenca në lidhje me kallëzimet penale. Në SPAK ky kallëzim nuk është regjistruar.
Gjyqtari Binaj: Nuk fola për regjistrimin të çështjes penale. (Ngre tonet e zerit)
Gjyqtari Binaj: Po ju kërkoj arsye, ku e bazoni? Kallëzimi është stimul për ty si prokuror për të regjistruar veper penale. Nuk ka asnje problem të hetojne disa prokurori njëherësh
Idajet Beqiri: Dëgjuam prokurorin, jam i shqetësuar për një qëndrim të tillë ku ato që thonë vetë atë nuk zbatojnë vetë. Në shkresën e prokurorit thotë se shtetasit kanë dërguar në SPAK kallëzim penal që është regjistruar më 16 shkurt 2023. E thonë këta vetë që e kanë regjistruar. Unë ta bëj kallëzimin me emra konkret dhe ti mi heq emrat kur thua se “nëse në hetimin e prokurorisë së Tiranës do dalin subjekte të miat”, po i ke emrat aty por nuk i sheh pse duhet të presësh të dalin?"
Pas kësaj trupi gjykues u tërhoq për vendim.
Lajmi kryesor:
Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor, 16:04
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38