TIRANE- Deputeti Mark Frroku, prej 16 vitesh i është shmangur përballjes me drejtësinë belge, pritet që t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor në Shqipëri, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim edhe me persona të tjerë.
“Shqiptarja.com” mëson se deputeti Frroku do riarrestohet sërisht menjëherë pas heqjes së imunitetit nga anëtarët e Këshillit të Mandave, ku pas kësaj procedure do i kërkohet Gjykatës së Lartë të caktojë masën e “arrestit në burg”. Tashmë prokuroria ka bërë gati dhe një kërkesë që do t’i drejtojë autoriteteve belge, nga të cilat do kërkojë trasferimin në Shqipëri të dosjes penale të Mark Frrokut dhe kundër tre personave të tjerë që kanë bashkëpunuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurtit.
/Shqiptarja.com

VIDEO