Dosja e FMN, miliardat e borxhit
të lëna pas nga qeveria Berisha

Dosja e FMN, miliardat e borxhit<br />të lëna pas nga qeveria Berisha
TIRANË - Puna e papaguar, rrugë të ndërtuara, ujë dhe drita të papaguara. Këto janë disa prej zërave të borxhit që qeveria “Berisha”, ka lënë për qeverinë pasardhëse. Zërat dhe shifrat janë zbardhur nga një dosje e mbërritur në Komisionin e Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, me burim Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ministria e Financave, ka dorëzuar dosjen me shifrat e borxhit që shtetit shqiptar u ka kompanive të ndryshme, që nuk janë paguar për punën e bërë apo për shërbimin e dhënë.

Janë 55.1 miliardë lekë, që shteti u detyrohet kompanive private, apo nënkontruesve të ndryshëm.

Borxhi më i madh është ndaj kompanive private që kanë punuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Borxhi që shteti u ka këtyre kompanive shkon në 11.6 miliardë lekë. Detyrime që shteti u ka kompanive për punë të kryer, por ende të faturuar është 9 miliardë lekë.

Më pas vjen, borxhi që shteti ka për tatim mbi fitimin, një shumë prej 9 miliardë lekësh. Pretentime për TVSH të parivlerësuar, shuma është 7 miliardë lekë. Më pas vjen rimbursimi i TVSH-së, ku shuma e borxhit shkon në 5.9 miliardë lekë.

Një shumë e madhe borxhi, është ndaj kompanisë ÇEZ Shpërndarje, për energji të papaguar, shumë që shkon në 4.5 miliardë lekë.

Gjithashtu edhe ndaj ujësjellës-kanalizimeve, shteti ka një borxh prej 2 miliardë lekësh, që nëse do paguheshin do e nxirrnin këtë sektor nga gjendja në të cilën ndodhet.
Në fund është shëndetësia dhe arsimi, përkatësisht me 3 dhe 2.2 miliardë lekë për sektor.

Tani pritet auditimi i kompanive të huaja për të parë gjendjen reale të borxhit publik që qeveria ka ndaj biznesve të ndryshme.
 
BORXHI I NDARË SIPAS ZËRAVE
Transport infrastruktura rrugore – 11.6 miliardë lekë
Punë e kryer, e pafaturuar ende – 9 miliardë lekë
Ujësjellës-Kanalizime – 2 miliardë lekë
Shëndetësi – 3 miliardë lekë
Arsim – 2.3 miliardë lekë
Rimbursim TVSH – 5.9 miliardë lekë
Pretendimet e TVSH të parivlerësuara – 7 miliardë lekë
Tatim mbi fitimin – 9.9 miliardë lekë
CEZ – institucionet buxhetore, principali 4.5 miliardë lekë
Në total – 55.1 miliardë lekë
Burimi FMN
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë