Dosja e kokainës, Bylykbashi: Krimet e Rënda mbetën si një luan pa dhëmbë

Dosja e kokainës, Bylykbashi: Krimet e Rënda mbetën si një luan pa dhëmbë

Oerd Bylykbashi

TIRANE-Në një reagim në në Facebook, deputeti Oerd Bylykbashi thotë se pas bllokimit së Gjykatës Kushtetuese, rrënimit të Gjykatës së Lartë, ‘de facto’ u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Renda, me arsyen e vetme, mbrojtjen e Saimir Tahirit. Deputeti i PD shprehet se Vetingu faktik i Rames "mbylli" Krimet e Renda. Bylykbashi e argumenton reagimin e tij me transferimin e dosjes së 613 kg kokainë nga Krimet e Renda në prokurorinë e Durrësit.

Pak ditë më parë, dosja e 613 kg kokainë të cilat mbërritën nga Kolumbia në Durrës për t’u kapur mbrëmjen e 27 shkurtit u transferua nga  Krimet e Rënda në prokuroria e Durrësit. Shkak është bërë vendimi i gjykatës së Lartë ku në kompetencat e krimeve ka lënë vetëm ato të parashikuar në Gjykatën dhe Prokurorinë Speciale Antikorrupsion njohur si SPAK-u.

Vetingu faktik i Rames "mbyll" Krimet e Renda‎. Kur plasen pergjimet e Habilajve qe implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi arrestimin e tij, ne fillim Edi Rama sulmoi prokuroret e Krimeve te Renda si "veriore". Me pas, Edi Rama‎ urdheroi deputetet e tij te kthenin ‎Parlamentin ne gjykate e te refuzonin kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestim te Tahirajt.

Me pas Edi Rama urdheroi ekstradimin e Seitajt, ‎deshmitarit kyc kunder Tahirit, qe ta linte Prokurorine e Krimeve te Renda me duar bosh. Me pas Edi Rama urdheroi Fatmir Xhafen‎ dhe Arta Markun qe te krijonin task-forca ne prokurorite e rretheve per hetimin e krimit te organizuar, duke i marre de facto kompetencen Prokurorise se Krimeve te Renda. Pra i priste kembet.

Me pas Gjykata e Larte, ne grahmat e fundit para se te mbylle kanatat perpara presionit te Kryeministrit,si Gjykata Kushtetuese, me nje vendim vendosi qe krimet e renda ne te cilat nuk ka grup te strukturuar kriminal, t'i kalojne prokurorive dhe gjykatave te rretheve qe kontrollon drejtperdrejt Prokurorja Provizore.

Me kete akt, Krimet e Renda kane mbetur pa pune. Nje investim gjigand me miliona euro, qe ka cuar pas hekurave qindra kriminele, sot eshte hedhur ne plehra. Pasoja: 613 kg kokaine te Maminasit transferohen nga Krimet e Renda ne prokurorine e Durresit. Fundja c'grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Nje shofer, nje punonjes dhe administrator i kishin sjelle 613 kg kokaine.

Ne fund, Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe. Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun.

Deklarata e deputetit të PD, Oerd Bylykbashi

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 30/03/2018 16:38

    Bykbashi si luan pa breke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë