Report TV zbardh të tjera episode të dosjes së SPAK për Arben Ahmetaj. E gjithë procedura nga momenti i inicimit të projektit të ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit deri në miratimin e tij me vendim qeverie dhe më pas dhënien e lejes së ndërtimit dhe caktimimin e sheshit të ndërtimit nga bashkia e Elbasanit është kryer brenda 30 ditesh, 25 nentor - 22 dhjetor 2014.
Ndërkohë në shkurt 2015 Albtek Energy" sh.p.k, lidh kontratë private me "Integrated Technology Services" të Klodian Zotos për realizimin e projektit ku shpenzimet e parashikuara shkojnë 4 milionë euro më shumë se ato faktike.
Ministria e Mjedisit, e cila atëherë drejtohej nga Lefter Koka i dërgon shkresë Ministrisë së Financave ku i kërkon miratimin e saj me qëllim vazhdimin e procedurave përkatëse të koncesionit pasi si ministri është në gjëndje të përballojë kostot.
Më 25 nëntor 2014 Ministri i atëhershëm i Financave Shkëlqim Cani i kthen përgjigje Ministrit të Mjedisit të atëhersëm, Lefter Koka se projekti nuk ka një vlerësim financar të domosdoshëm për dhënien e një vlerësimi nga pikëpamja buxhetore dhe i kërkon rishikim projekti.
Më 27 nentor 2014 Nga Ministria e Mjedisit i është bërë me dije shoqërisë Albtek Energy sh.p.k. . me administrator Stela Gugallja, se u njohën me dokumentacionin e vënë në dispozicion, ku përcaktohet vlera e investimit (kosto kapitale) në vlerën 21 661 000 euro pa tvsh.
Më 3 dhjetor 2014 Ministria e Mjedisit e cila ka inicuar dhe propozuar projektin i kërkon ministrisë së Financave miratimin e studimit të fizibilitetit dhe draft kontratën.
Më 10 dhjetor 2014 në përgjigjen që ministri i Financave Shkëlqim Cani drejtuar Lefter Kokës, shprehet se në parim janë dakort me mbështetjen financiare të propozuar në studimin e fizibilitetit, por kërkojnë që të vlerësohen me prioritet maksimal kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij nga inflacioni, gjithashtu i kërkon marrjen e miratimit paraprak nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe të qeverisjes vendore që përfshihen në këtë projekt, lidhur me përballimin prej tyre të riskut të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve për t'u trajtuar nga koncensionari
Më 12 dhjetor 2014 komisioni i Ministrisë së Mjedisit mblidhet prë herë të 7- të dhe harton ftesën për ofertë drejtuar AlbTek Energy për procedurën e koncensionit "me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit dhe i lë një afat të përcaktuar për paraqitjen e ofertes.
Dy anëtarë të komisionit, nuk firmosin projektin. Pjesë e komisionit ishte dhe juristi Zamir Stefani,i cili ka ndërruar jetë, por SPAK në dosje e akuzon se Ahmetaj ka kontribuar në dhënien e koncensionit të Elbasanit.
Më 12 dhjetor 2014 Ministri i Mjedisit Lefter Koka i adresohet shtetases Stela Gugallja me lëndën "Fiese per oferte", duke e ftuar që të paraqesë ofertën në lidhje me dhënien me koncension PPP me objekt "Për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të qytetit të Elbasan, për prodhimin e energjisë" për një afat kohor 7 vjeçar, referuar termave të referencës bashkalidhur.
Më 16 dhjetor 2014, paraqitet oferta e shoqërisë Albtek Energy dhe mblidhet sërish komisioni dhe Stela Gugallja si përfaqësues të subjektit Albtek Energy sh.pk.
Proces verbali është nënshkruar nga anëtarët e komisionit të pranishëm dhe nga shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Denisa Tollkuci.
Më 16 dhjetor 2014 përgatitet draft kontrata koncensioni e Formes Bot (Ndërtim - operim - transferim) me Ministrinë e Mjedisit si autoritet kontraktues dhe shoqërinë Albtek Energy sh.p.k. si koncensionar. Kjo kontratë është nënshkruar nga shtetasit Lester Koka dhe Stela Gugallja por edhe nga 6 persona.
Më 17 dhjetor 2014 me shkresë të Lefter Kokës i dërgohet Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave projekt vendimi për dhënien e miratimit për sigurimin e financimit të nevojshëm të kontratës së koncensionit për ndërtimin e impiantit të Elbasanit.
Po më 17 dhjetor vendimi miratohet në këshillin e Ministrave dhe ngarkohet Ministria e mjedisit dhe Ministria e Finances për zbatimin e këtij vendim i cili hyn në fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Bashkalidhur shoqërohet edhe draft kontrata e nënshkruar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe administratorja e shoqërisë Albtek Energy Stela Gugallja.
Më 18 dhjetor 2014 Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria Juridike, komunikimit dhe Prokurimeve, konkretisht sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, i adresohen Qazim Sjedinit Kryetar i Bashkisë Elbasan dhe për dijeni Stela Gugallja, duke e bërë me dije se kontrata më datë 17.12.2014 ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave referuar VKM së këtij të fundit dhe përsa më sipër, me qëllim fillimin e menjëhershëm të procedurave ligjore për marrjen e lejeve përkatëse nga koncensionari.
Më 19 dhjetor 2014 Këshilli Bashkiak ka vendosur të miratojë vënien në dispozicion të sipërfaqes së nevojshme në ish Dampën e TEC- it në Elbasan.
Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohet nënkryetari i Bashkisë Elbasan z. Serafin Papa. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes.
Më 22 dhjetor 2014 prefekti i qarkut të Elbasanit i dërgon Këshillit të Bashkisë Elbasan, konfirmimin e aktit duke e vlerësuar në parim mbështetjen e tij në ligj.
Më 23 dhjetor 2014 Qazim Sejdini i dërgon një shkresë Sekretarit të Përgjithshëm të Minsitrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe për dijeni Stela Gugallja, miratimin e sipërfaqes së sheshit të vënë në dispozicion për ndërtimin e impiantit dhe lejen e ndërtimit
Më 20 shkut 2015 shoqëria "Albtek Energy" sh.p.k, në cilësinë e porositësit, lidh një kontratë private me shoqërinë "Integrated Technology Services" të Klodian Zotos sh.p.k (ITS sh.p.k), në cilësinë e ekzekutuesit.
Në këtë kontratë është parashikuar që për realizimin e projektit duhet të kryhen një sërë punimesh civile, ku të gjitha këto punime si dhe menazhimi i landfillit janë marrë përsipër që të realizohen nga ITS sh.p.k.
Sipas pikës 4 të kontratës shuma e punimeve të kontratës ishtë në vlerën 3,000,000 Euro pa TVSH, por kontratës i është shtuar dhe një aneksi 2 që përmban preventivin e miratuar të punimeve objekt të kësaj kontrate ku shpenzimet e parashikuara janë 4,125,931 Euro më shumë se ato faktike.
Lefter Koka ne burg
Aktualisht SPAK ka dërguar në gjyq për dosjen e inceneratorit të Elbasanit Lefter Kokën, ish ministrin e Mjedisit, dy sipërmarësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto si dhe ish sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako dhe anëtarë të komisionit të prokurimeve. Për ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe dy nga sipërmarrësit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, SPAK kërkon përfundimisht dënimin me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ndërsa për ish deputetin Alqi Bllako 2 vjet e 8 muaj. I njejti dënim, për të njejtën akuzë, dhe për ish anëtarët që kanë qenë pjesë e komisioneve të prokurorimit, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa.
Kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt
Ndërkohë SPAK po heton dhe rolin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në kërkesën dorëzuar Kuvendit për ti hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt renditen një mori aktesh të ndërmarra në funksionet si ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrjes e më pas si ministër i Financave, të cilat sipas SPAK i kanë mundësuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit lidhjen e kontratave koncensionare për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Ahmetaj po e hetohet nga SPAK për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Këto akuza janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim.