Dosja/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Suel Çela 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt

Dosja/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Suel Çela 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt

Eksperti i xhenios duke çaktivizuar tritolin në makinën e Fuad Verzivollit në 6 maj 2017 në Elbasan

Në prangat e SPAK si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela në Elbasan ka rënë dhe Pajtime Fetahu ish gjyqtarja e Elbasanit. Në dosjen e SPAK thuhet se duke pasur pozicionin e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Elbasanit Pajtime Fetahu ka kryer veprime me qëllim lehtësimin pozitës së të arrestuarve ose të hetuarve për vepra të ndryshme penale për bashkëpunëtorët e Suel Çelës apo dhe ashpërsimin e dënimit për kundërshtarët e tij.

Një episode për të cilën bëhet fjalë është ai i dënimit të Astriti Sinanajt,  i cili më 6 maj 2017 tentoi të vriste biznesmenin Fuad Verzivolli, duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu. 

SPAK sjellë si provë bisedat e zbuluara në Sky të Marjus Lulaj, i cili më parë mbante emrin e Suel Çelës që kërkon që Sinanajt ti jepet dënimi sa më i rëndë dhe se për këtë i ka dhënë lekë Pajtime Fetahut në atë kohë gjyqtare.

SPAK ka rënë në gjurmët e bisedës së datës 7 shkurt 2020 ku i hetuari Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin, I cili kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun dhe nga konteksti bisedës dyshohet së kërkon dënimin e një shtetasi i cili ështe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Në dosje evidentohet se për arritjen e këtij qëllimi Marjus Lulaj shprehet se do të paguajë para shtetases të cilen e identifikon me emrin Pajtime, e cila në kohën që janë zhvilluar komunikimet ka mbajtur detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Për këtë thotë se i ka çuar haber me Blerinën. Në dosje e akuzuar është edhe avokatja e grupit Blerina Beqiri


".i kemi cu haber me blerinen...ta thy nmest...leket ja japim ne pajtimes...sa te doi...ai k... thuj bomben do e plaste te tregu....sot i ka shku ne takim i vllai gollos ati te bombes i ka cu ushqime...se kan hall se po flet...jo lene se ja thot blerina...". Shkruan Marjus Lulaj

SPAK argumenton në dosje se nga verifikimet e kryera dyshohet se biseda ka të bëjë me procesin gjyqësor i cili po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim te shtetasit Astrit Sinanaj i cili ishtë nën akuzë për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave", "Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese", "Shkatërrimit të pronës me eksploziv" dhe "Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan me vendimin nr 13-2020-2937, datë 08 korrik 2020 vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj dhe dënimin përfundimisht me 25 (njezet e pese) vjet burgim.

Ky shtetas është vënë në akuzë si autori i ngjarjes së datës 06 maj 2017, ku Sinanaj dyshohet se ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin Fuad Verzivolli, bashkëpunëtor i tij. Lënda shpërthyese është vendosur poshtë një automjeti me targë AA 774 NK në pronësi të Verzivollit, duke u aktivizuar nga distanca. Por kjo tentativë ekzekutimi me tritol ka dështuar, për shkak të mekanizmit të gabuar.

Në këte kuadër Marjus Lulaj i shkruan se nëse lënda plasese do të kishte shpërthyer atëherë pasojat do të kishin qenë shumë rënda, pasi sipas tij makina e Fuad Verzivollit shkonte në tregun Agro - Ushqimor në pronësi të ë atit Petrit Çela ku dhe do të aktivizohej lënda plasëse. Ndërkohë Faud Verzivolli, objektiv i këtij atentati pat  në gjykatë se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj. 

Ndërkohë më 24 prill 2023 Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu

Dalin në dritë të tjera detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës (Marjus Lulaj) dhe gjithë përpjekjeve të tyre për të manipuluar përmes gazetarit Artan Hoxha rrethana të lidhura me persona të policisë dhe të drejtësisë. 

Mes të akuzuarve nga SPAK siç dihet tashmë është edhe gazetari Artan Hoxha, i cili del në shumë biseda kompromentuese. Përveç dezinformimit për interes të klanit Çela, ka dhe një episod të rëndë. 

Një zyrtar policie në Gramsh ka telefonuar gazetarin, ku i kërkon që të flasë publikisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi sipas tij, ata i arrestojnë kriminelët dhe ajo i liron. Por gazetaro/analisti Hoxha dyshohet se raporton me vrap te Suel Çela (Marjus Lulaj) duke e “shitur” policin dhe duke siguruar kreun e bandës se as nuk kishte ndërmend të shkruante atë që i kërkoi polici nga Gramshi, madje pasi dëgjoi se i kërkonte të shkruante për gjyqtaren e korruptuar (tashmë të arrestuar) Pajtime Fetahu, ia kishte hequr vizën policit.

Biseda është bërë më 16 prill 2020, ora 09:10.

Marjus Lulaj komunikon edhe me Klaus Matishi, i cili gjithashtu kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun. Atij i dërgon bisedën e cila dyshohet se është realizuar midis Marjus Lulaj dhe një shtetasi të cilit Lulaj (Çela) i referohet me mbiemrin "hoxha", i cili dyshohet se është gazetari Artan Hoxha.

"...Para katër ditësh më merr një drejtues policie në Gramsh dhe më thotë i alarmuar aman bëj diçka se na ka pjellë belaja... Kemi arrestuar një person për trafik heroine në Gramsh, e çojmë në burg, e liron me arrest shtëpie Pajtime Fetahu... Ai del nga shtëpia, prapë e kapim dhe e cojmë në gjykatë, Pajtimja i jep sërish arrest shtëpie, por këtë radhë e dërgon te shtëpia në Tiranë.... Bjeri, thotë, vetëm mos na nxirr ne... i them kush e mbron këtë tipin që qenka kaq i fortë dhe e liroka Gjyqtarja edhe kur thyen arrestin e shtëpisë, nuk më tha gjë... por ishte ditë e shtunë dhe i thashë se është fundjavë dhe të shoh nga java tjetër të pyes dhe të them. Sa më tha emrin e Pajtimes ia hoqa fillin, i thashë të hënën se nuk merrem me lajme të tilla, se jam në karantinë”, thuhet ndër të tjera në dosje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 30/11/2024 12:40

    Juridikisht, a duhet të ri gjykohet edhe një herë personi pas daljes së këtij ndikimi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër